Sali Berisha

Opinion

Edison Ypi: Hidhu Doktor

24 Prill, 12:51| Përditesimi: 24 Prill, 12:56

  • Share

Hidhu nga penxhereja Doktor. Mos e zgjat. Hidhu se vetëm të mira do kesh. Boll fole. Tani hidhu. Është momenti ideal. Gjithçka ka marrë fund. Të gjitha rrenat u thanë. Të gjitha manovrat u bënë. Të gjitha përrallat u rrëfyen. Hidhu. Jo sepse dua unë. Por sepse fundi heroik me hedhje është ai që meriton. Vojo Kushi iu hodh tankut. Selam Musai iu hodh topit. Ti hidhju çetës së rrugicës. Mendoje thellë. Të hidhesh, pra të lartësohesh duke rënë, është provuar katërcipërisht si rruga më e shkurtër dhe më e shpejtë drejt suksesit.

U bënë kaq vite që Partinë Demokratike nuk e sjell dot në pushtet. Dhe kurrë nuk ke për ta sjellë. S'ka asnjë shenjë se mund të ndodhë; as këtu deri në horizont, as tani deri në përjetësi. Në këtë përfundim nuk dola se këtë ma tha një mik në telefon apo një shitëse kur po bleja kunguj. Për të mësuar të ardhmen, mua s'më lypset miku, kungulli, llumi i kafesë, as sfera e kristaltë. Unë të ardhmen nuk e mësoj, nuk e dëgjoj, madje as nuk e kuptoj. Unë, bashkë me gjithçka tjetër, të ardhmen e ndjej. Në mish, në gjak, në thua, në çdo qelizë të trupit dhe trurit tim.

Hedhja jote nga penxhereja Doktor nuk është ndëshkim. Hedhja jote nga kati i tetë është katarsis, pastrim, shpëtim, çlirim.

Ke bërë gabime Doktor. Që në fillim. Kur vajte mblodhe në Partinë Demokratike ku ishin e ku s'ishin gjith' spiunat, hajdutat, derrat, gjarpërinjtë, plehrat, ndyrësirat, qelbësirat, llapaqenat, dallaverexhinjtë, komunistat, minjtë e pusetave, gazetarë të Zërit të Popullit, gjithfarë sekretarësh dhe instruktorësh të komiteteve të partisë të rretheve, dhe u besove pozicionet kyçe, u vare ujqërve mëlçitë. E vumë re se mënyrës tënde të bërit politikë i mungonte themeli prej betoni, zotnilliku, parimet, morali. Megjithatë duruam. Të pritëm. Thamë; hë se fillim është. Nuk ka përvojë. Ta lemë të punojë. Por vazhdove të gabosh. Edhe më rëndë. Nuk bëre asgjë për ta zbutur shembjen e piramidave. Tu shkoq shteti për pes minuta. Jetët e mijra shqiptarëve ikën për dhjam qeni. 

S'le të përndjekur pa ja helmuar jetën duke i lëshuar zagarët për tu thurur intriga, shpikur historira të paqëna, pseudonime, dhe një mijë të zeza. Pse ? Sepse të votuan, të ndihmuan, të duruan, të falën, por s'tu bënë rrogoz si legenat që të silleshin rrotull?

Megjithatë tani ke rast për t'i harruar të gjitha; Kërcënimet qesharake, përbetimet burracake, retorikat për të vjellë, thirrjet e turpshme për revolucion, mendergazetarët e paguar për tu llafosur me veten gjatë banaqeve masturbative pa asnjë të kundërt apo makar të ndryshëm përpara, dhe plot çmendurira të tjera që s'i nxë goja. 
Që mos të mbetet merak, ajo çështja e Non Grata nuk është aq e tmerrshme sa të duket. Ta zemë se unë kam në mëhallë një jevg për të cilin më kanë thënë se pi raki, bërtet, rreh me grushta gruan, zhdëp me shkelma kalamajtë. Nga dita që jevgut i çova haber se nuk e shoh dot me sy, jevgu më del përpara tre herë në ditë më kërkon ta sqaroj - me fakte - pse e refuzoj, pse nuk e pranoj, pse nuk e shof dot me sy,  pse e kam shpall Non Grata.

Nuk të shpëtojnë dot nga Non Grata, dhe nga asnjë taksirat tjetër, ata faqezinjtë e paguar që të rrinë rrotull si langoj me jargë që u rrjedhin nëpër turi. Ata i ke paguar dhe shpërblyer me vila dhe biznese për çarçafët propagandistikë nëpër gazeta që nuk i lexon kush asnjë rresht.

Nga Non Grata dhe të gjitha, të shpëton vetëm hedhja nga penxherja.

Hidhu të shpëtosh.

Po ta them unë që edhepse s'të kam takuar kurrë, të kam dedikuar gjithato shkrime virale për të cilat s'kam marrë asnjë kacidhe.

Të ta lejojë dhe mundësojë ta teprosh me të drejtën derisa e drejta të hidhet në anën tjetër - ky është truku gjenial i Shtatlartësisë së Tij. E ka bërë dhe po e bën qindra herë. Si nuk e ke kuptuar një gjë kaq të thjeshtë ? Apo e ke kuptuar dhe po mendon të bësh donjë 8-sh tjetër nga ata që ne budallejtë nuk i marrim dot me ment ?
Mos u bëj merak se mund të më shqetësojnë zagarët. I kam marrë masat. Zagarët e tu mua ma hanë atë që s'thuhet, ma pinë atë që s'duhet, ma rruajnë atë që s'tregohet.

Hidhu Doktor hidhu.
Hidhu nga penxhereja.

S'ke çfarë pret. Shqipëria ka ndryshuar. Ishte plot me femra si burra dhe barkderra të uritur. Është plot me femra si fije spaghetti dhe eleganta të ngopur që e kalojnë gjysmën e kohës nëpër palestra dhe pishina. 

Kur sapo të jesh hedhur, duke ndjekur kollotumbat e tua në ajër, halabakët e rrugicës do klithin të tmerruar të gjitha zanoret a, e, ë, i, o, u, y. Do jetë muzika më e bukur që s'e ke dëgjuar në asnjë miting.

Hidhu Doktor. Mos u tremb. Në momentin kur çeta e adhuruesve të tu do presin me ankth coptimin tënd mbi asfalt te Syri live, ca halabakë nga të rrugicës do hapin një çarçaf dhe do të presin. Çudia do grisi qiellin. Do duket si mrekulli e Zotit. Si qorr që befas sheh. Si shurdh që befas dëgjon. Si budalla që befas kupton. Dhe ashtu do mbetet nëpër kronika. Por në fakt, halabakët dhe çarçafin do i përgatis unë për të mirën tënde, që të shpëtosh zotrote. Halabakëve të çarçafit shpëtimtar, për t'i bindur, do u them se do hyjnë në Histori si shpëtimtarë të Doktorit. Dhe kur të vijë Partia Demokratike në pushtet, domethënë kurrë, ata do emërohen doganierë.

Desha me të thën edhe disa gjëra të tjera Doktor. Por po kam frikë se po t'i them, ti harron hedhjen, ose dhe më keq, hidhesh dhe bie jashtë çarçafit.

Hidhu Doktor. Hidhu po të them. Vetëm pas hedhjes do vazhdosh të jetosh heroikisht. Hidhu pra. Ç'pret?

/Shkrim i publikuar në facebook/

 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 13/05/2024 17:26

    Edison je burr i madh me kultur të lart njeri me dinjitet po fatkeqësisht që ka pak burra si puna jote Shqipria.

    Përgjigju
  • o ypi: 25/04/2024 12:55

    kam qesh me lot

    Përgjigju
  • Miço Mone: 24/04/2024 15:12

    Urime për këtë rekomandim dhe e thënë me sinqeritet. Urime!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?