“Hidhur”, të rinjtë me aftësi ndryshe ngjiten për herë të parë në skenë! Shfaqja në teatrin ‘Skampa’ të Ebasanit

12 Korrik, 15:45| Përditesimi: 12 Korrik, 16:04

  • Share

Në Teatrin Skampa të Elbasanit u ngjit në skenë drama “Hidhur”.  Për herë të parë skena u ndriçua nga loja brilante e tre niveleve aktoriale: të rinj profesionistë, të rinj amatorë dhe të rinj me aftësi ndryshe.

 “Hidhur” trajton një pjesëz të realitetit shqiptar, e cila vjen në formë proteste nga të rinjtë që kërkojnë ta ndryshojnë sistemin, sikundër trajton edhe tema sociale e filozofike.

Spektatori e pati jo pak të lehtë ta kuptonte këtë ndasi pasi të rinjtë me aftësi ndryshe falë përkushtimit  bashkëpunuan mrekullisht me aktorët në skenë.

Ndonëse një eksperiencë totalisht e re trupa teatrale dhe regjisori Arbër Jakllari u shprehën të impresionuar për performancën dhe mesazhet e përcjella.

Drama “Hidhur” erdhi si bashkëpunim midis Këshillit të Qarkut Elbasan, Qendrës së Artit dhe Qendrës Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?