Gjykata Kushtetuese zhvilloi këtë të mërkurë seancën e radhës për shfuqizimin e ligjit të ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës në lumin Drin.
Palët në proces, banorët dhe shoqatat që kërkojnë rrëzimin e projektit pretenduan se ndërtimi rrezikon përmbytjen e zonës, gjë që do të detyrojë banorët që të zhvendosen. Një banore e zonës tha se janë rreth 20 mijë banorë që mund të ikin nëse ndërtohet.
Nga ana tjetër, pala e qeverisë, parlamentit dhe KESH-it deklaruan se investimi është në përputhje me kushtetutën e vendit dhe krijon një burim të ri të prodhimit të energjisë elektrike për vendin dhe ndihmon në menaxhimin e kaskadës së Drinit dhe si e tillë duhet të lihet në fuqi.
Trupi gjykues i kryesuar nga drejtuesja e Kushtetuese, Holta Zaçe, u tërhoq për vendim, por nuk caktoi datë, për të cilën në vijim do të njoftohen palët.
Hidrocentrali i Skavicës në Gjykatë Kushtetuese, banorët e shoqatat kërkojnë ndalimin, Qeveria: Investimi në përputhje me Kushtetutën
Gjykata Kushtetuese zhvilloi këtë të mërkurë seancën e radhës për shfuqizimin e ligjit të ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës në lumin Drin.
Redaksia