Pas transmetimit nga Report Tv një ditë më pare të kushteve skandaloze higjeno-sanitare në shkollën 9 vjeçare të fshatit Breg Lumë ka reaguar kryetari i bashkisë Kukës Albert Halilaj. Në mbledhjen e Keshillit Bashkiak ai tha se ka ngritur nje grup pune për evidentimin e kushteve higjenike në të gjitha shkollat ndërsa për shkollën e Breglumës është duke punuar për një zgjidhje previzore.
“Kemi ngritur një grup pune për të bërë gjithë evidentimin e higjenës në çdo shkollë. Pavarësisht numrit të ulët të nxënësve në shkollën e fshatit Breg Lumë, ne jemi për t’i përkrahur për mos të patur asnjë lloj shqetësimi. Është zgjidhje provizore, por ky do jetë ndryshimi i parë, së bashku me infrastrukturën dhe sinjalistikën që do përmirësohet brenda këtij viti”- u shpreh Halilaj.
Ndersa sa i takon protestës së banorëve të Fshatit Gjegjan ndaj firmës që po zhfrytëzon burimet minerale te zones pa kriter, Kryebashkiaku Halilaj tha se do të merren të gjitha masat ndëshkimore nëse konstatohen shkelje ligjore pasi është e patolerueshme që një subjekt privat që operon ne zonë të krijojë shqetësime për banorët e Gjegjanit. Sinkron..
“Do merren të gjitha masat ndëshkimore nëse konstatohen shkelje. Është e patolerueshme që një punë që kryen një subjekt privat të krijojë shqetësime lidhur me dëmtimin e rrugës. Subjekti në fjalë do ndëshkohet sipas ligjit”- shtoi kryebashkiaku i Kukësit.
Po cilin do te ndershkosh ti sipas ligjit?! Rruga eshte bere ne vitet 70' per kamione 25 ton te atehershem,sot kamionet aty i ke 45 ton.Nuk te kane asnje faj, rinderto rrugen per kushtet e sotme dhe shkollen gjithashtu,jo me zgjidhje /provizore/,qe dyshoj se jane WC portative. O.M.G! Cdo fshat e qytet i duhet nje Lali Eri!
Përgjigju