Kronikë

Higjiena, kushtet e sigurisë e respektimi i orareve, Task Forca e Transportit Rrugor kontrolle në urbane në të gjithë vendin! Ndëshkime deri me pezullim licence për shkelësit

28 Gusht 2021, 13:08| Përditesimi: 28 Gusht 2021, 13:17

  • Share

Kanë jo të pakta ankesat e qytetarëve për transportin publik qytetës, duke filluar nga mungesa e higjienës, vonesat në stacione e kushtet jo të mira, ndërsa tashmë në terren, për monitorimi e situatës është angazhuar Task Forca e Transportit Rrugor.

Me një postim në Facebook, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën me dije se kanë nisur kontrollet në urbanë për dokumentacionet përkatëse, duke filluar nga Aktet e Vlerësimeve që kanë të bëjnë me komoditetin dhe respektimin e kushteve higjenizues gjatë transportit të udhëtarëve, vlefshmëria e kontrollit teknik dhe deri te vlefshmëria e dokumentave për respektimin e orareve !

Këto aksione do të shtrihen në të gjithë territorin e në çdo qytet.

Në postimin e Ministrisë theksohet se nuk do të tolerohet asnjë subjekt i cili nxit ndotjen e ambientit për shkak të mosplotësimit të kushteve teknike gjatë qarkullimit.

Ndotja, kushtet e këqija të sigurisë dhe mosrespektimi i komoditetit të udhëtarëve do të ndëshkohen rëndë, deri në pezullim licence!

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?