Erdal Duranay, Endrit Alibej, Arben Dylgjeri, Andi Zylyfi dhe Klevi Baho

Hija e grupit të 'Sakatit' pas 5 viktimave në Peqin e armatimit të kapur tek karburanti

17 Dhjetor 2019, 21:11| Përditesimi: 17 Dhjetor 2019, 21:23

  • Share

Pesë viktima dhe dy të plagosur rëndë, është ky bilanci 1 vjeçar i ndodhur në territorin juridiksional mes zonës së Peqinit dhe Elbasanit. Pas këtyre vrasjeve dyshohet se qëndron hija e një grupi kriminal, tepër të sofistikuar që vepron në këtë zonë, dhe që njihet ndryshe si grupi i “Sakatit”. Dyshohet se anëtarët e këtij grupi kriminal qëndrojnë pas tre atentateve mafioze në Peqin por dhe armatimit të rëndë, që u gjend në ambientet e karburantit në pronësi të biznesmenit, Ilir Beko në Papër. Të dhënat e grumbulluara nga policia kriminale ngrenë dyshime se një grup djemsh që veprojnë në zonën e Peqinit, janë të dyshuar si autorë të katër ngjarjeve shumë të rëndë, të ndodhur në këtë zonë të vogël. Grupi drejtohet nga tre vëllezër, ku njëri prej tyre është invalid dhe thirret me nofkën “Sakati”.

Për momentin ky person ndodhet në burg në Itali për akuzën e trafikut të drogës, por anëtarët e tjerë që qëndrojnë në Peqin, Belgjikë, Holandë dhe Itali, veprojnë pa u penguar nga askush, nën rregullat dhe urdhrat e dy vëllezërve të tjerë, që ndodhen jashtë. Ky grup mban kontakte të vazhdueshme me persona të dënuar me burg përjetë dhe që vuajnë dënimin në burgun e Peqinit dhe Bradasheshit, në Elbasan. Burime pranë policisë së Elbasanit thanë se grupi vepron më tepër jashtë shtetit, ku në Angli, Belgjikë, Hollandë dhe Itali, kryen trafik të lëndëve narkotike, kryesisht të kokainës. Por konfliktet e para që sollën krisjen e anëtarëve të këtij grupi, lidhen me humbjen e një sasie prej 50 kg kokainë, çka solli, që krerët e grupeve kriminale të mos e gjenin gjuhën e përbashkët për të zëvendësuar mallin ose vlerën financiare të tij. Si rezultat i këtyre përplasjeve, dyshimet e para për ekzekutime mafioze mbi grupin e “Sakatit”, ranë në 29 dhjetor 2018, kur në Bradashesh u qëlluan për vdekje tre persona. Në këtë atentat humbën jetën Endrit Alibej 34-vjeç, Arben Dylgjeri 56 vjeç, si dhe një shtetas turk Erdal Duranay. Të tre këta persona sapo kishin ardhur nga Belgjika, për të festuar Vitin e Ri në Peqin.

Erdal Duranay, Endrit Alibej, Arben Dylgjeri

Një vit më pas, në dhjetor të 2019 në fshatin Përparim në rrugën nacionale Elbasan-Peqin, Andi Zylyfi, djali i hallës së Endri Alibej, është qëlluar për vdekje. Vetë, Andi Zylyfi kishte pak kohë që ishte kthyer nga emigrimi. Ndërkohë sipas burimeve të policisë asnjëri prej dy të rinjve që ndodheshin në makinë, nuk rezultojnë me precedentë të mëparshëm penal. Ndërsa konfirmohet se objektivi i atentatit ka qenë, Andi Zylyfi, ndërsa shoku i tij, Ardit Uruçi, është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Hija e grupit të “Sakatit” qëndron dhe pas atentatit të bërë ndaj dy vëllezërve Baho në Peqin, ku njëri prej tyre Klevi Baho, mbeti i vrarë në mesnatën e 1 korrikut 2019 ndërsa vëllai tjetër, Aldo Baho, u plagos rëndë. Të treja atentat kanë të njëjtën dinamikë, pasi në tre ngjarje të kryera brenda një rrafshi kohor 1 vjeçar, objektivi është sulmuar në orët e vona të natës, ku prezenca e policisë dhe dëshmitarëve nuk ekziston. Ndërkohë informacionet e mbërritura në rrugë operative në polici tregojnë se armatimin dhe municionet e sekuestruara në korrik 2019 në një bodrum të karburantit “Eldio Petrol” në Papër, dyshohet se i përkasin anëtarëve të grupit të “Sakatit”.  17 armë të kalibrave të ndryshëm, armë të cilat u gjetën shumë pranë vendit të atentatit ndaj vëllezërve Baho dhe që tashmë janë sekuestruar nga policia e Elbasanit,dyshohet se i përkasin këtij grupi kriminal. Disa prej anëtarëve të këtij grupi, qëndronin herë pas herë në ambientet e karburantit që është në pronësi të Ilir Beko, dhe ka shumë gjasa që dhe armatimin ta kenë fshehur pikërisht në godinën që nuk përdorej nga ky karburant.

Andi Zylyfi dhe Klevi Baho

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kollarja: 18/12/2019 19:50

    Do jet naj kollare madhe ne mes se nuk ka mundesi me u hap gjithe keto hasmeri

    Përgjigju
  • Qytetari: 18/12/2019 08:40

    Z Qyno si gazetar investigativ duhet te permendesh emra konkret. Shiko komentit e Tonit qe ti thote me emer dhe mbiemer. Jane te njejten persona qe jane perfshire ne nje ngjarje me arme ne 7 prill 2017 ne elbasan

    Përgjigju
  • O toni: 18/12/2019 07:34

    E gjith populli Edi kush I bo vrasjet ne shqiperi vec policija e shteti sedi hahahahaha hajde gallad hajde mbaj polici kot e Shtet kot po dihet te gjith qytet e shqiperis jon bo vrasje mbrenda peqin jo de peqinsit jon cunat mete bashkuar njoni me tjetrin jon te paprekshem peqinsit

    Përgjigju
  • Barcelona: 18/12/2019 03:59

    Ahhh sa gabime dhe cfar njerzish kan vra, kto jan pa faj komplet ne kte histori, kte e di nje shqipri qe kto jan njerez qe kan pa gjithmon anen e mir dhe kan hanger gjithmon buken e vet por koha for tregoj. Shteti duhet te eci me hap shum te medha me zbardh autoret sa me shpejt dhe pse esht shum von pasi kan ik jet njerzish te pa fajshem.

    Përgjigju
  • Toni: 17/12/2019 23:32

    Dar copja franc copja ngatrrohet qyno keto jane autoret kuptohet urdherus me doren e vet te han mune

    Përgjigju
    • O toni: 18/12/2019 16:08

      A kane lidhje me Suel celen ky grup,a jane shoke,se mesa di vellai i njerit prej viktimave (Endri Alibej) ka qelluar me arme Suel Celen para ca viteve.

    • Ai cuni: 18/12/2019 13:15

      Kur esht ba dhe Dari me vra njeres mos ngelt njeri ne kemb... me ke habitur shum fare me kte koment

  • Bimi: 17/12/2019 23:09

    Shteti duhet ti nxjerri me emra mbiemra foto keto te dyshuar kryesor pasi dhe me si popull te ndihmojm sa do pak shtetin sepse lan ber poshtersira shum te renda me kto njerez dhe mekate qe ska Zot qe lan dhe i shplan...!!!!!!

    Përgjigju
  • Lisi: 17/12/2019 21:31

    Kush Eshte ky gruppi I sakatit? Kush Jane keta qe nuk I japin as emrin. Mund te na e thote ndonje I zones qe I njeh se kush Jane keta

    Përgjigju
    • Alb: 17/12/2019 23:15

      O lisi fli gjum o tru peshk me dukesh si regjizori me fam boterore drilon hoxha sikur do iu besh film ketyre mbeturinave.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?