Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ishte dje në Tiranë për një vizitë në kuadër të Samitit për Ukrainën me liderët e Evropës Juglindore. Siguria e tij ishte një nga aspektet më të rëndësishme të vizitës së presidentit ukrainas në Tiranë.
Që pas fillimit të luftës me Rusinë jeta e tij është në rrezik dhe kudo shoqërohet me nivele të larta sigurie. Por një aspekt interesant i sigurisë së presidentit është shoqëruesi i tij besnik, Maksym Donets, i njohur ndryshe edhe si “hija” e Zelenskyt.
44-vjeçari e ndjek presidentin kudo ku ai shkon. Kjo gjë u pa edhe në Tiranë, ku ai ishte përkrah Zelenskyt gjatë vizitës së tij. Maksym Dontes është shok fëmijërie me Zelenskyn dhe janë rritur bashkë në Kryvyi Rih.
Që kur Zelensky fitoi zgjedhjet presidenciale në vitin 2019, Donets ka qenë shoqëruesi i tij kudo. Për ruajtjen e presidentit kujdeset një skuadër e tërë elitëm në krye të së cilës është Maksym Donets. Skuadra ka dhe një sistem të sofistikuar të pajisjeve të komunikimit të dhuruar nga SHBA, e cila shërben për komunikimin në çdo cep ku ndodhet.
Aty po ma rref ne
PërgjigjuHija e leshit , nese do te kerkonte njeri ta vriste merdeskyn do ishte i vdekur tashme duhet ta dini . Kenedi ishtenpresident i Amerikes dhe u vra jo me nje cope komiku qe nuk ebllogarit njeri
Përgjigju