Hije dyshimi mbi provimin e Magjistraturës, në listën fituese shtohen 42 kandidatë për gjyqtarë e prokurorë

24 Prill, 09:54| Përditesimi: 24 Prill, 10:14

  • Share

Faza e parë e testimit për studentët e Magjistraturës, shkollë e cila përgatit gjyqtarët dhe prokurorët, është shoqëruar me dyshime të forta në lidhje me përzgjedhjen e konkurentëve.

Në konkursin e zhvilluar dy ditë më parë (22 prill) kanë marrë pjesë 442 persona. Pas përfundimit, testet janë korrigjuar përmes pajisjes scantron, nga ku kanë rezultuar 79 persona fitues.

Por 24 orë më vonë Shkolla e Magjistraturës ka publikuar një listë me 121 fitues, pra 41 kandidatë për gjyqtarë dhe prokurorë më shumë.

Ndërkohë drejtuesi i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, është përgjigjur se pajisja scantron nuk ka funksionuar si duhet dhe se disa nga tezat janë rivlerësuar.

'Scantron shpalli 79 fitues, ku shuma e pikëve është një qind pikë dhe scantroni gabimisht ka llogaritur listat duke u bazuar në 96 pikë. Nuk shoh arsye pse provimi të përsëritet, nuk bëmë gjë tjetër veçse korrigjuam gabimin e parë që kishte lënë jashtë garës të tjerët. Ankesat po i shqyrtojmë”, tha Rakipi për mediat.

Duke pretenduar mungesë transparencë dhe shkelje të rregullave të provimit një grup prej 27 kandidatësh kanë nënshkruar një peticion përmes të cilit kërkojnë ripërsëritjen e testimit.

“Në datën 22:04/2024 u zhvillua provimi i fazës së Scantron.

Në përfundim janë korrigjuar tezat dhe janë shpallur publikisht në prani të pjesëmarrësve rezultatet e provimit dhe janë shpallur fitues 79 kandidatë.

Nga drejtori i shkollës zoti Rakipi u pranua ditën e sotme se procesi i korrigjimit ka pasur probleme pasi pajisja nuk ka funksionuar dhe në datën 22 prill pasi janë larguar kandidatët, janë korrigjuar edhe një herë tezat pa prezencën e pjesëmarrësve dhe lista përfundimtare ka rezultuar me 4 pikë plus për kandidatët fitues duke çuar listën përfundimtare në 121 kandidatë. Ky fakt ka cënuar rëndë parimin e transparencës e cila parashikohet në reformën e brendshme të shtetit.

Sa më sipër kërkojmë anulimin e provimit të pranimit”, thuhet në peticion.

Ndërkohë faza e dytë e provimit të pranimit, Testi Profesional, do të zhvillohet ditën e mërkurë, datë 24 Prill 2023, ora 15:00, dhe ditën e enjte në datë 25 prill, ora 8.00. Të dy provimet do të zhvillohen pranë ambienteve të Tirana Olimpik Park.

 

Peticioni

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 25/04/2024 02:05

    Ja paskan gjetur anen kompjuterit dhe per kete!! Te perseritet provimi patjeter.Kush ka kaluar heren e pare,mund te kaloje perseri.Kush dreqin e kujton veten ky A.Rakipi qe vendos me koke te vete qe provimi s'qenka i nevojshem te perseritet?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?