Bota

“Hijet” që “njollosin” komisionerët e detyrojnë Ursula von der Leyen të jap shpjegime para Parlamentit Evropian

12 Shtator 2019, 16:03| Përditesimi: 12 Shtator 2019, 16:07

  • Share

“Hijet” që duket se “njollosin” komisionerët e Ursula von der Leyen e kanë detyruar këtë të fundit të jap shpjegime mbi këtë çështje para Parlamentit Evropian më 19 shtator.

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, e ka ftuar von der Leyen të shpjegohet, me kërkesë të përfaqësuesve të forcave të ndryshme politike.

Italiani u përpoq të mos hynte në thellësi të çështjes, duke shpjeguar se "disa emërtime kanë shkaktuar konfuzion".

Lista e komisionerëve të zgjedhur për ekzekutivin e ri evropian ka emra të diskutueshëm, duke filluar nga ish-ministri hungarez i drejtësisë, Laszlo Trocsanyi, i caktuar për zgjerimin dhe politikat e fqinjësisë.

I njohur si një mbrojtës i ashpër i shtetit iliberal të Viktor Orban, ai mbrojti ligjet e diskutueshme kundër migrantëve dhe anti-OJQ-ve, siç është ai me titullin STOP Soros.

Sylvie Goulard, e zgjedhur Komisionere për tregun e brendshëm, kohët e fundit rimbursoi 45,000 euro në Parlamentin Evropian pas një hetimi në llogarinë e saj duke e akuzuar atë se punësonte asistentët e saj në mënyrë jo të duhur gjatë kohës së saj si eurodeputete. Për shkak të këtij hetimi, ajo dha dorëheqjen si Ministre e Mbrojtjes në vitin 2017.

Joseph Borell, I zgjedhur Komisioner për punët e jashtme, u detyrua të hiqte dorë nga presidenca e Institutit të Universitetit Evropian pas akuzave për konflikt interesi. Ai është i njohur për gjuhën e tij jo diplomatike dhe për ngjalljen e zemërimit të katalanasve të pavarur me disa nga deklaratat e tij.

Rovana Plumb, komisionere për transportin, ishte në qendër te një hetimi nga departamenti kombëtar kundër korrupsionit. Ajo u akuzua se kishte iniciuar dhe promovuar vendimin e qeverisë për transferimin e paligjshëm të një ishulli Danub në administratën e këshillit Teleorman, i cili e shiti atë tek kompanitë private.

Janusz Wojciechowski, komisioner për agrokulturën, i është nënshtruar një hetimi nga Zyra Evropiane e Anti-Mashtrimit (OLAF) për parregullsi  që lidhen me rimbursimin e shpenzimeve të udhëtimit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?