Sport

'Hill Climb' në Sarisalltik, gara e shpejtësisë me makina të modifikuara! Piloti hungarez për të dytin vit radhazi fiton trofeun 'Skënderbej'

13 Shtator 2021, 13:43| Përditesimi: 13 Shtator 2021, 14:07

  • Share

Është zhvilluar këtë fundjavë në Sarisalltik të Krujës gara e ‘Hill Climb’, ose ndryshe e ngjitjes në kodër, ku morën pjesë 32 pilotë nga disa shtete të ndryshme. Gara e makinave të modikuara, që prodhoi adrenalinë dhe emocione të shumta dhe që njihet nga federata ndërkombëtare e automobilizmit, u fitua për të dytin vit radhazi nga piloti polak Laszlo Szasz, i cili përshkroi 3.8 kilometër me kohën 2 minuta e 12 sekonda.

Laszlo Szasz, piloti hungarez: “Kam qenë këtu edhe dy vite më parë. Është një pistë që më emocion shumë, pavarësisht se këtë vit erdha shumë vonë dhe pa përgatitje. Kam marrë kujtime të bukura nga kjo garë, por edhe nga vendi.”

Bardhyl Cenolli nga Kosova u rendit në vendin e dytë për trofeun ‘Skënderbej’, por pavarësisht se fitorja nuk erdhi ai është shumë i kënqur me garën.

Bardhyl Cenolli, pilot nga Kosova: “Është një pistë mjaft e shpejtë, mjaft atraktive dhe për mendimin tim iu pëlqen të gjithë garuesve.”

Për herë të parë këtë vit mori pjesë edhe një pilote femër.

Arjeta Rysha, pilote nga Kosova: “Në Krujë këtu është hera e parë që garoi. Hera e parë në këtë pistë, që në ndryshim nga të tjerat është më e rrezikshme. Ka adrenalinë, por normal që u donte edhe përkushtim."

Përveç kategorisë së profesionistëve, në Sarisalltik nga ‘Auto Club Albania’ u zhvillua edhe gara për amatorët. Kjo është hera e shtatë radhazi që ‘Hill Climb’ zhvillohet në malin e Krujës përveç vitin të kaluar që u shty për shkak të pandemisë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?