Sport

‘Hill Climb Trofeu Skënderbej’, pilotë profesionistë nga Europa për garën me makina në Shqipëri

28 Gusht 2019, 14:12| Përditesimi: 28 Gusht 2019, 15:11

  • Share

Për të gjashtin vit radhazi në Shqipëri në datat 6 dhe 7 shtator do të organizohet gara e “Hill Climb Trofeu Skënderbej 2019” e regjistruar në kalendarin e FIA-s dhe e vlefshme për Kampionatin Hill Climb të Zonës së Evropës Qendrore (CEZ-FIA).

Ky aktivitet do të organizohet nga Klubi i Automobilit Të Shqipërisë (ACA) si dhe dhe Federata Shqiptare e Sporteve të Automobilizmit(FASA) dhe do të mbahet në Sarisalltik të Krujës.

Në këtë garë do te marrin pjesë pilotë profesionistë që garojnë për kampionatin CEZ-FIA nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Polonia, Bosnjë-Hercegovina apo edhe shtete të tjera. Gjithashtu, ka edhe një garë promo ku mund të marrin pjesë të apasionuar nga Shqipëria.

Të shtunën e 6 shtatorit do të jenë provat, ndërsa të dielën do të jetë gara zyrtare.

Ne.k./G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?