Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill

Hill: Dialogu Prishtinë-Beograd, duhet përpjekje e vërtetë për progres

29 Qershor, 12:10| Përditesimi: 29 Qershor, 12:14

  • Share

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, u pyet sërish mbi fjalët e tij për njohjen ndaj Kosovës, si kusht për hyrjen e Serbisë në BE.

Hill ka folur për mediat serbe edhe për mungesën e takimit Kurti-Vuçiq duke thënë se lidhur me këtë SHBA-ja është pak e dekurajuar.

“Jemi pak të dekurajuar aktualisht. Ne me të vërtetë përkrahim dhe vazhdojmë ta përkrahim procesin e BE-së dhe dialogun e Brukselit. Ne mendojmë që kjo është mënyra e duhur, në fakt mënyra e vetme. Mendoj që duhet të ketë një përpjekje të vërtetë për të bërë progres, sepse, e dini, ka shumë muaj që nuk po ndodhë shumë. Kështu që, mendoj se kemi disa probleme me këtë. Jam i kënaqur që pala serbe ishte e gatshme të bisedojë. Është e rëndësishme”, ka thënë ai./Kosovapress

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?