Anya Neistat është një aktiviste e të drejtave civile, me kombësi ruse, e cila heton rreth krimeve të luftës në Ukrainë. Pjesë e ekipit të saj është edhe një grua tjetër, ajo nga Ukraina, Solomiia Stasiv.
Bashkë me një ekip, ato gjurmojnë të mbijetuarit nga pushtimi rus i Ukrainës me qëllim që të regjistrojnë krimet e kryera dhe të nxjerrin në gjyq përgjegjësit rusë, për të bërë drejtësi për popullin ukrainas.
Kjo është linja mbi të cilën është xhiruar dokumentari “The Cranes Call” (Thirrja e lejlekëve) me regji të Laura Ëarner dhe të financuara nga Hillary and Chelsea Clinton (HiddenLight Productions), e që do të prezantohet në Forumin Botëror të Kinemasë për Paqe në Berlin, në kohën që filmi do të publikimit në platformën Gathr.
Hillary Clinton u shpreh në një deklaratë se “shfaqja speciale dhe publikimi global i këtij dokumentari vjen në kohën e duhur.”
“Filmi sjell në jetë brutalitetin e agresionit të Vladimir Putin dhe vendosmërinë e popullit ukrainas. Është një histori e treguar në mënyrë aq të pasur sa do të bindeni se lufta e Ukrainës është një luftë për vetë demokracinë dhe për këtë arsye është lufta e të gjithë njerëzve liridashës.”
Publikimi i filmit vjen në një moment vendimtar për luftën në Ukrainë. Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe presidentin rus Vladimir Putin është planifikuar të takohen të martën, ndërsa Uashingtoni kërkon një armëpushim në rajon.
“The Cranes Call” pati premierën e tij botërore në Festivalin Tribeca gjatë vitit të kaluar
Komente
