Sekretarja e shtetit Hilary Clinton, dhe bashkëshorti i saj Bill Clinton me Monica Lewinskyn

Politikë
VIP & Spektakël
Bota

Hillary Clinton i del në mbrojtje bashkëshortit pas tradhëtisë: Monica ishte vajzë e rritur

15 Tetor 2018, 14:36| Përditesimi: 15 Tetor 2018, 14:40

  • Share

Sekretarja e shtetit Hillary Clinton ka folur së fundmi në lidhje me tradhëtinë e bashkëshortit të saj ish-Presidentit Bill Clinton me me ish-praktikanten e Shtëpisë së Bardhë, Monica Lewinsky. Clinton u është përgjigjur kritikuesve të bashkëshortit të saj duke u shprehur se çështja e bashkëshortit të saj me Lewinsky-n nuk ishte një abuzim i pushtetit, sepse 22-vjeçarja ishte ‘e rritur’ në atë kohë.

Në një intervistë për “CBS Sunday”, Hilary i doli në mbrojtje burrit të saj dhe tha se ajo besonte që Bill Clinton kishte të drejtë të mos e japte dorëheqjen si president, pas skandalit seksual.

 “Absolutisht jo,”- u shpreh Clinton.

“Nuk ishte ky një abuzim i pushtetit?”-  pyeti korrespondenti i “CBS”, Tony Dokoupil.

 “Jo. Jo”- u përgjigj Clinon duke theksuar edhe një herë se Monica Lewinsky ishte 22 vjeçe në atë kohë dhe konsiderohej një vajzë e rritur për veprimet e saj.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?