Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që ndërpret gjitha operacionet e CyberSecurity kundër Rusisë duke mos e konsideruar me Rusinë si rrezik apo sulmues potencial në fushën e sigurisë kibetnetike.
Vendimi ka shkaktuar reagime të shumta, përfshirë një përgjigje ironike nga ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton.
Clinton publikoi lajmin në rrjetin social X duke e shoqëruar me një foto dhe një koment thumbues.
“S’ka dashur të lëndojë ndjenjat e Putinit', shkruan ajo.
Por edhe Hegseth në një kundërpërgjigje të menjëhershme i komentoi personalisht Clintonit duke publikuar një foto të saj ku ajo shfaqet buzagaz me ministrin e jashtëm rus Lavrov, e cila në vitin 2009 ishte pjesë e përpjekjeve të administratës Obama për të rivendosur marrëdhëniet me Rusinë.
Vendimi i Hegseth për të ndalur operacionet kibernetike kundër Rusisë vjen në një kohë kur tensionet midis Perëndimit dhe Moskës mbeten të larta, veçanërisht në lidhje me sulmet kibernetike që ekspertët e sigurisë kanë raportuar vazhdimisht nga aktorë të lidhur me Kremlinin.
Kritikët argumentojnë se ky vendim mund të ulë mbrojtjen e SHBA-së ndaj kërcënimeve kibernetike dhe të dobësojë pozicionin strategjik të Uashingtonit në këtë fushë.
Wouldn’t want to hurt Putin’s feelings. https://t.co/rK69K8RCBD
— Hillary Clinton (@HillaryClinton) March 2, 2025
Komente
