Politikë

Hilmi Lakti zgjidhet si kreu i ri i Këshillit të Qarkut Shkodër

8 Tetor 2019, 11:53| Përditesimi: 8 Tetor 2019, 14:24

  • Share

Hilmi Lakti është zgjedhur kryetar i Këshillit të Qarkut Shkodër. Ai ka marrë votëbesimin e anëtarëve të këshillit në pothuajse unanimitet. Hilmi Lakti vjen si i propozuar nga Partia Socialiste dhe ka marre 18 vota nga 20. Po në këtë mbledhje pritet të zgjidhet edhe nën kryetari i Këshilli të Qarkut të këtij qyteti.

Ajo që u vu re në këtë mbledhje ishte mungesa e kryetares në detyrë të bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ndonëse të ftuar kanë qenë kryetarët e bashkisë së Malsisë së Madhe, të Vaut të Dejsë, Pukës dhe Fushë Arrëzit.

Report Tv kontaktoi me Prefektin, Cesk Millja, i cili shpjegoi se mungesa e Ademi është për shkak se ajo nuk ka dalë në postin e kryetares së bashkisë nga zgjedhjet e 30 qershorit. 

Ndërkohë Report Tv mëson se zgjedhja e Hilmi Laktit ka qenë një nga temat e diskutimit edhe në mbledhjen e kryeministrit Rama që zhvilloi dje në seli me komisionin dhe deputetët e qarkut.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?