Zgjedhjet e 4 gushtit! Ardit Bido në Report Tv: Në Himarë Tavo ka marrë zero vota nga grekët! Mesazhi ishte votë proteste kundër Vorio- Epirit

5 Gusht, 19:27| Përditesimi: 5 Gusht, 22:11

  • Share

Bashkia e Himarës do të drejtohet nga socialistët, pas fitores së kandidatit të PS Vangjel Tavo, si kreu i ri i Bashkisë në zgjedhjet që u mbajtën në 4 gusht.  

Lidhur me këtë fitore të Tavos përballë rivalit të tij Petro Gjikuria, në një intervistë për Report Tv, Ardit Bido, kreu i Arkivës, u shpreh se në këto zgjedhje Vangjel Tavo mori zero vota nga grekët në Himarë.

Sipas tij, pati në zgjedhjet e pjesshme në Himarë pati një rritje të numrit të votuesve shqiptarë.

“Kishte një naivitet se do të merreshin vota grekësh dhe kjo u rrëfye në këto zgjedhje, pasi në Himarë fshat kishte më shumë vota të Gjikurisë sesa kishte Beleri. Në këto zgjedhje pamë që u rritën shumë votat e shqiptarëve, sepse u krijua një revoltë kundër Vorio-Epirit.  Tavo mori zero vota greke në Himarë.  Ishte një votë protestë kundër Vorio- Epirit. Lukova kaloi nga djathtas në majtas për herë të parë në histori”, tha ai.

Bido bëri një analizë se në cilat zona në Himarë, Vangjel Tavo mori më shumë dhe më pak vota.

“Në Himarë fshatë ku janë grek dhe në Gjilekë Tavo doli më dobët sesa Goro, këto  janë dy zona që janë bizneset më të shumta. Gjileka ka më shumë biznese dhe përmes tatimeve shteti mund të ushtrojë trysni atje, por humbi nuk arriti që të marr shumë vota Tavo. Në Pilur që s’ka biznese atje ai mori më shumë vota”, tha ai.

I pyetur nëse ka ambicie që të kandidojë në Himarë, për kryetar bashkie, duke qenë edhe njohësi i mirë i çështjeve të minoritetit, Ardit Bido tha jo.

“Jo kurrë.  Nuk e kam në ambiciet e mia, sepse kreu i bashkisë ka më pak gjëra në dorë, sesa i faturohen”, tha ai.

 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?