Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara? Si u përgjigjen qytetarët në sondazhin e Shqiptarja.com

6 Gusht, 22:19| Përditesimi: 6 Gusht, 22:43

  • Share

Vangjel Tavo, kandidati i Partisë Socialiste u zgjodh të dielën e 4 gushtit në krye të bashkisë së Himarës. Tavo fitoi në zgjedhjet e pjesshme me një prej 1477 vota kundrejt rivalit të koalicionit "Bashkë Fitojmë' të Berisha-Meta, Petro Gjikuria, duket se e ka shtangur opozitën.

Gjatë procesit të votimit pati edhe probleme me kartat e identitetit, kjo pasi rreth 6000 votues nuk mund të hidhnin votën e tyre për shkak se karta u kishte skaduar. Lidhur me këtë, Shqiptarja.com në sondazhin e saj pyeti qytetarët se i kujt ishte faji.

Në sondazh morën pjesë 9927 votues unikë dhe nga këto, 48.4% e tyre thonë se faji ishte i vetë qytetarëve. 42.5% bëjnë me dija institucionet përkatëse dhe vetëm 9.1% thonë se faji është i opozitës.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?