Ekonomi

'Bum' ndërtimesh në vend, eksperti i Ekonomisë për Report Tv: BSH të bëjë transparencë, duhet listë për numrin e shitjeve dhe blerjeve të banesave

9 Qershor, 13:41| Përditesimi: 9 Qershor, 23:00

  • Share

Eksperti i Ekonomisë, Eduard Gjokutaj, ka ngritur shqetësimin për bumin e ndërtimeve në vend, kryesisht në Tiranë dhe në zonat bregdetare.

I ftuar ditën e sotme në emisionin 'Sot Live në Shqipëri' në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, ai tha se mungon transparenca për blerjet dhe burimin e parave që financojnë këtë sektor.

Sinjalin më të qartë na e dha banka e Shqipërisë me atë vendim që ka marr për të orientuar bandat e nivelit të dytë si me masën e borxhit dhe me aftësinë paguese të kreditorëve. Kjo është një aspekt mbrojtës që banka ndërmerr për kredimarrësit por edhe për bandat që duhet që të jenë më të kujdesshme dhe me selektive dhe më pak të ekspozuara karshi një risku që ato e shohin po jepen kredi vetëm në një drejtim në ndërtim dhe nuk po shkon në sinkron në raport me rritjen e të ardhurave mesatare të qytetarëve qoftë nga puna apo qoftë edhe nga kapitali.

Rritja e vazhdueshme dhe e pashpjegueshme e çmimeve edhe në zona pa infrastrukturë dhe pa kërkesë reale, po ashtu edhe shumëfishimi i projekteve luksoze që nuk përkojnë me nevojat e popullsisë, investimet e mëdha me para ne dorë dhe këtu kam parasysh kontratat në zyrat noteriale’, tha ai.

Gjokutaj tha se ende nuk ka një institucion që të ofrojë të dhëna të verifikuara për stokun e banesave. Ai theksoi se duhet që të kishte edhe një listë ku të përcaktohej sa ishte numri i shitjeve dhe i blerjeve të banesave.

‘Kemi edhe një mungesë transparence qoftë për stokun e banesave që nuk është i publikuar nga ndonjë institucion që ka të drejtën e verifikimit apo nga ndonjë ent që të jetë i besueshëm por më së shumti vjen nga operatorët e tregut. Problemi më i madh është transparenca e cila duhet që të bëjë atë që bëri banka e Shqipërisë që lëshoi një sinjal të qartë që i takon si detyrë ligjore dhe tashmë ministria e Financave me institucionet që ka në varësi duhet që të kishte lista të qarta të shitjeve dhe të blerjeve dhe të në jepte certifikatën e pastërtisë fiskale për të gjithë sektorin e ndërtimit. Pa një konfirmim të tillë natyrisht që do lindin dyshime të tilla që këto nuk blihen nga qytetarë të thjeshtë’, tha ai.

Për eksperetin duhet që të ndalet ky bum ndërtimesh.

‘Ne kemi bërë dy analiza, ku shteti duhet që të ndalojë njëherë këtë logjikën që të ndërtohet dhe pastaj rregullohet gjatë rrugës. Bashkia përfiton taksa nga ndërtimi, por nuk duhet që të jepen këto leje me idenë që po përfitojmë disa para. Duhet promovuar ndërtimi social për çiftet e reja dhe për familjet që janë me fëmijë dhe janë në nevojë’, tha ai.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/06/2025 03:40

    Shume dakord me ekspertin,por Banka duhet te kerkoje dhe origjinen e parave te investuara ne real estate,jo vetem nga ndertuesit,por dhe nga bleresit,sepse mbeti SPAK-u duke sekuestruar ndertime bere ose blere nga kriminele.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?