Himarë/ Ra nga mjeti lundrues dhe rrezikoi të mbytej, policia shpëton 23- vjeçarin

2 Korrik, 19:31| Përditesimi: 2 Korrik, 20:17

  • Share

Një 23- vjeçar është ndihmuar nga polcia kufitare në Himarë, pasi ra nga mjeti lundrues (Jet Ski) dhe rrezikoi të mbytej ne det.

Në ndihmë të 23-vjeçarit shkoi edhe një shtetas që lundronte me kanoe në afërsi të tij.

Policia Kufitare pasi e shpëtoi drejtuesin e Jet Ski-së, e nxori atë në breg bashkë me mjetin lundrues .

Njoftimi i Policisë:

Himarë

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare i shkuan në ndihmë një shtetasi që ra nga mjeti lundrues në det dhe rrezikoi të mbytej.

Rreth orës 17:15, punonjësit e Policisë Kufitare në Himarë, gjatë patrullimit në hapësirën detare, kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski, i cili po lundronte në drejtim të Porto Palermos në Himarë. Në një moment, shtetasi që lundronte ra nga Jet Ski duke rrezikuar mbytjen.

Menjëherë, mjeti lundrues i Policisë Kufitare dhe dy Jet Ski të Njësisë Policore Detare, u nisën me shpejtësi për t'i dhënë ndihmë shtetasit që ra nga Jet Ski në det.

Në afërsi të këtij shtetasi lundronte me kanoe një shtetas i cili i shkoi në ndihmë së bashku me Policinë Kufitare.

Punonjësit e Policisë morën në mjetin lundrues 23-vjeçarin banues në Fier dhe e nxorën në molin e PKK Himarë në gjendje të mirë shëndetësore. Shtetasi falënderoi Policinë dhe qytetarin me kanoe që i erdhën në ndihmë menjëherë.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?