Hip Hop International Albania 2024 ishte eventi 3-ditor i kërcimit në të cilin morën pjesë rreth 20 grupe, të përbërë nga rreth 150 kërcimtarë.
Organizatori i kësaj eleminatorje ishte koreografi i njohur, Dritan Brama.
Nën shoqërinë e disa yjeve kërcimtare, në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv, Brama sqaroi strukturën e këtij konkursi dhe se ku do të vazhdonin garimin fituesit.
“Kemi pasur 20 grupe, disa grupe u skualifikuan prej muzikës. Muzika duhet të ishte një e gjysmë, janë kritere që nuk duhet të lëvizin. Ata e kishin 2 – 2 e gjysmë, morën pjesë por nuk morën pikët e duhura dhe u skualifikuan”,-rrëfeu ai.
“Dita e parë ishte tek reja, ajo me shkallë, 1 vs 1 beatle ku fitoi Besmir Sula dhe vendi id ytë u fitua nga Master B, Geraldi, një djalë shqiptar që rri në Itali.
Dita e dytë ishte work shop me disa koreografë të huaj dhe shqiptarë dhe dita e tretë ishte finalja me grupe kërcimi. Grupet performonin për të prezantuar performancat e tyre që ishin përgatitur extra për Hip Hop International Albania, sipas kategorive. Vendi i parë, dytë, tretë për mini creë, vendi i parë, dytë, tretë për Junior Division dhe vendi i parë, dytë, tretë ishte për Adult”,-sqaroi Brama.
“Grupet do të përballen në Fenix Arizona, gusht, 2024 dhe atje do të përballen me grupe super të forta por rëndësi ka pjesëmarrja”,- bëri me dije koreografi shqiptar.
Brama theksoi se Shqipëria është një vend me kërcimtarë shumë të mirë aq sa dominon vendet e rajonit në këtë formë arti.
“Është shumë lart sepse Shqipëria ka qenë gjithmonë lart. Ne kemi kampionatet si “Beattle of thw year”, si “Street Dance” që bëhet internatiomal që ka shqiptarë që të thyejnë mes, që e marrin shumë seriozisht. Ke shqiptarë më botë që më kanë thënë se kur do të organizohet kjo se dua të marrim dhe neve pjesë”,-nënvizoi ai.
Intervista u mbyll me performancën fantastike të 3 kërcimtareve të vogla - Ranja, Anenca, Anja – që me energjinë e tyre i dhanë studios së Report Tv një shkëlqim tjetër.