Shqipëria është përfaqësuar në kampionate Europiane duke fituar medalje në shumë sporte por kësaj herë do garojë me një tjetër disiplinë dhe bëhet fjalë për konkursin në dancin sportiv që do mbahet në Gjermani. Ekipi i vetëm nga Shqipëria që do të marrë pjesë në këtë garë do të jetë me Tan Bramën në krye. I ftuar në “Studio Live” në Report Tv koreografi i njohur shoqëruar me kërcimtaret e vogla, tregoi për përgatitjet dhe emocionet përpara këtij kempeticioni.
“Gara e rëndësishme, bëhet na janar. Marrin pjesë nga e gjithë Gjermania mblidhet të gjithë aty. Ne jemi të vetmit nga Shqipëria që marrim pjesë. Kam marrë çmim vendin e dytë në të gjithë Gjermani në me grupin tim. Kësaj radhe shikoj kategorinë junior”, tha ai në Report Tv në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj.
“Kemi 3-4 muaj me këtë grup. Unë kam zhvilluar dhe Hip Hop internacional. Organizova Hip Hop internacional këtu në Shqipëri që grupi të marrë pjesë”.
Ndërsa hip hopi është një kërcim bashkëkohor dhe i kohëve të fundit, koreografi thotë se tashmë kjo disiplinë kërcimi shihet edhe si profesion në Shqipëri.
“Sigurisht që është dhe profesion. Ka prindër që ma sjellin dhe thonë unë e sjell për qejf se nuk do bëhet balerin. Ashtu thoja dhe unë. Por ja ku jam sot, tjetër gjë bëra në shkollën e mesme, tjetër gjë studiova dhe ja ku jam këtu.”
Në fund të intervistës kërcimtaret e vogla dhuruan spektalën në studio me një kërcim magjik që shpresojnë se do të jetë fatsjellës në garën e rëndësishme ku do marrin pjesë në janar.