Hipotermia te fëmijët/ Pediatrja për Report Tv: Shkak përdorimi i shpeshtë i ilaçeve, ja çfarë duhet të bëni

21 Tetor 2019, 14:58| Përditesimi: 21 Tetor 2019, 15:09

  • Share

Temperatura e lartë është e zakonshme tek fëmijët, sidomos në periudhën e dimrit, ku dhe të vegjlit janë më të ekspozuar ndaj virozave. Por ajo që nuk duhet anashkaluar është dhe hipotermia, apo ashtu sikur quhet në gjuhën popullore, temperatura e ulët e trupit.

Pediatrja Adriana Ilias tha për Report Tv se ulja e temperaturës së trupit tek fëmijët shkaktohet nga përdorimi i shpeshtë i paracetomolit dhe ibuprofenit. “Hipotermia është ulja e temperaturës së njeriut nën 36 gradë Celsius. Shkaktohet nga përdorimi i tepërt i antipiretikëve, paracetomoli dhe sidomos ibuprofeni. Në fillim fëmija paraqitet me djersë profuse, duket i plogësht, normal nga dehidratimi,  sepse antibiotiku bën djersitje të shpeshtë, sidomos ibuprofeni”-u shpreh pediatrja.

Në momentin që prindi vëren se fëmija ka ulje të temperaturës nën 36 gradë Celsius, duhet që fillimisht të përpiqet ti risi temperaturën në kushtet e shtëpisë. “Nëse një fëmijë bën hipotermi në ambientet e shtëpisë ne u themi që ta mbështjellin me batanije dhe ti vendosin borza me ujë të ngrohtë, ose me tharëse flokësh. Nëse e mbajnë 1-2 orë dhe temperatura e trupit nuk ngrihet atëherë mund ti drejtohen ambulancave apo qendrave shëndetësore përkatëse”-tha Adriana Ilias.

Sipas pediatres, në pjesën më të madhe të rasteve, hipotermia nuk lë pasoja tek fëmijët, por mund të shkaktojë dhe ishemi në tru. “Në 99% nuk ka pasoja por pasojat janë kur kemi një hipoglicemi që mund të jetë nën 50, atëherë kemi një ishemi të trurit, furnizim jo i mirë me oksigjen, kështu që duan kushte spitalore"-tha pediatrja Adriana Ilias. Mjekët këshillojnë prindërit që të respektojnë dozën e ilaçeve tek fëmijët si dhe oraret.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ana: 28/05/2020 09:23

    Mendoj se transporti publik duhet te hapet per shkak se njerezit e kane teper te veshtire te levizin sidomos ato ne zonat jashte qytetit pra ne zonat rurale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?