Martin Henze dhe Lulzim Basha

Politikë

Hiqej si njeriu i afërt i Merkel, Martin Henze i del krah Berishës, këshilltari gjerman i kërkon dorëheqjen Bashës

2 Tetor 2021, 12:57| Përditesimi: 2 Tetor 2021, 13:06

  • Share

Lufta mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës duket se po bëhet edhe më e ‘ashpër’, pasi mes radhëve të demokratëve kanë vijuar pozicionimet mes kryetarit dhe ish-kryetarit.

Tashmë vetë këshilltari i Lulzim Bashës, Martin Henze, të cilin PD ka tentuar që ta 'shesë' si njëriu i afërt kancelares Angela Merkel, ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Këshilltari gjerman në selinë blu, në një postim në Twitter është pozicionuar hapur krah ish-kryetarit të PD-së Sali Berisha, i cili me anë të ‘Foltores’ po tenton të bindë demokratët që vendimi i Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar ishte i gabuar.

Henze i kërkon Bashës që të largohet nga drejtimi i partisë për shkelje të rëndë që i bëri rregullave të kësaj partie, por edhe për marrëveshje me Ramën dhe aferë në SHBA.

‘Më e rëndësishmja është, që kryetari të japi dorëheqjen. Të japi Dorheqjen. Për veprimet e tij të paligjshme javën e kaluar, duke shkelur rëndë statutin e Partisë Demokratike dhe larguar nga grupi parlamentar liderin historik te Partisë Demokratike. Të japi dorëheqjen. Për marrëveshjes e fahehtë me Ramën në dëm të Partisë Demokratike, duke i sjellë jo vetëm humbjen në zgjedhjet e fundit parlamentare, por dhe dëme të pa riparueshme. Të japi dorëheqjen. Për transaksionet ilegale financiare në SHBA, e ndjekur nga një fotografi me Trump.’- shkruan Henze.

Postimi në Twitter i Henze

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tosi: 02/10/2021 12:03

    Nul gjeni derman e, i doni te gjithe armiq pse kritikojne padishahun.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?