Pamje nga zjarri në Greqi

Kosova & Rajoni

Hiqej si zjarrfikës vullnetar, por ndizte vatra zjarri të reja, arrestohet 43-vjeçari në Greqi

7 Gusht 2021, 21:59| Përditesimi: 7 Gusht 2021, 22:02

  • Share

GREQI- Një 43-vjeçar në Greqi ka rënë në prangat e policisë pasi ai shtirej si një zjarrfikës vullnetar që ndihmonte në shuarjen e flakëve. Në fakt 43-vjeçari ndizte vatra të reja zjarri dhe me pas hiqej sikur i fikte ato.

Forcat e zjarrfikëses kishin parë momentin kur ai kishte ndezur një vatër zjarri pas shpinës së tyre. Menjëherë zjarrfikësit kanë lajmëruar policinë dhe është bërë arrestimi i 43-vjeçarit.

Për të disatën ditë radhazi vazhdon beteja me zjarret në Greqi, në veçanti në rajonin e Atikes. Nata e mbrëmshme ishte një makth për banorët e Atikës veriore, me flakët që përpinin çdo gjë që u dilte përpara. Mijëra shtëpia janë shkrumbuar nga flakët, duke lënë pas dhimbje dhe shkatërrimin për banorët.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?