Pas aksionit pasditen e së mërkurës për lirimin e hapësirave publike në sheshin përpara stadiumit “Air Albania” në Tiranë, policia njofton sot se ka vënë nën hetim 7 administratorët e lokaleve.
Gjatë aksionit u sekuestruan rreth 330 objekte që përdoreshin nga lokalet dhe ishin vendosur pa autorizim në hapësirat e përbashkëta përreth stadiumit.
Ndërsa një 40-vjeçar, punonjës në një nga lokalet, është proceduar në gjendje të lirë pasi kundërshtoi heqjen e çadrave.
Policia thotë se trotuaret për këmbësorët ishin zënë me tavolina, karrige e objekte të tjera për llogari 7 lokaleve në territorin përreth stadiumit “Air Albania”.
Për 7 administratorët e lokaleve (A. S., N. R., Xh. B., M. S., K. M., L. L. dhe B. K) nisi hetimi për veprën penale pushtim i tokës.
Bizneseve në zonë u ishte lënë afat për t’i hequr vetë çadrat dhe tavolinat, por kjo gjë nuk ndodhi, duke detyruar IMT-në, Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit të ndërmerrnin aksionin për largimin e tyre.
Në të gjithë Shqipërinë ka nisur aksion për lirimin e hapësirave publike të zaptuara pa leje.
Njoftimi i Policisë Tiranë:
Procedohen penalisht 7 administratorët e lokaleve që kishin zënë hapësirat.
Hiqen dhe sekuestrohen rreth 330 objekte që iu shërbenin këtyre aktiviteteve ekonomike dhe ishin vënë pa autorizim.
Procedohet penalisht dhe një 40-vjeçar që kundërshtoi punonjësit e IMT-së, gjatë veprimeve për lirimin e hapësirave.
Në vijim të monitorimin intensiv në terren dhe verifikimeve që po kryhen me objektiva: konstatimin e rasteve të zënies së kundërligjshme të hapësirave publike, nxjerrjen e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore dhe lirimin e këtyre hapësirave, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Bashkiake dhe ato të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, konstatuan se hapësira publike përreth stadiumit “Arena Kombëtare” ishin zënë në kundërshtim me ligjin.
Hapësirat (trotuare dhe vendkalime këmbësorësh) ishin zënë me tavolina, ulëse dhe çadra, për llogari të 7 lokaleve përreth stadiumit.
Në lidhje me këto raste u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për administratorët e subjekteve, shtetasit: A. S., N. R., Xh. B., M. S., K. M., L. L. dhe B. K., për veprën penale “Pushtimi i tokës”.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. P., 40 vjeç, punonjës në njërin prej lokaleve, pasi kundërshtoi punonjësit e IMT-së, gjatë kryerjes së detyrës.
Kontrollet dhe verifikimet vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të metëjshme.
Lajmi kryesor:
Stadiumi Air Albania ‘pastrohet’ nga strukturat pa leje, 7 administratorë lokalesh në hetim! Në Lezhë pronarëve u lihet 5 ditë afat
V.GJ /E.H/ReportTv.al
Komente

U kujtua shume vone sidomos per plazhin qe sdije ku te veje se cadrat i kan vendosur te fortet ata me lek lokalet dhe i ven cmimet sa i do qejfi per kete bravo EDI dhe nje gje tjeter administrara eshte 80/%me njeres te pa afte jan militante qe skan profilin perkates ju falenderoj per mirkuptimin
PërgjigjuMendoj se eshte gabim.Ishte bere nje point i kendshem per miletin dhe turistet.Nuk pengonte fare qarkullimin e kembesorve.Inshalla ka ndonje qe ti thote Rames qe ti lejoje perseri,ti mushi menien.
Përgjigju