Kodi Rrugor

Hiqen postblloqet dhe rritet shpejtësia e lejuar në 120 km/h, nisma e PD-së për ndryshimin e Kodit Rrugor! Përgjysmohen gjobat maksimale

25 Tetor 2022, 12:32| Përditesimi: 25 Tetor 2022, 12:51

  • Share

Partia Demokratike me në krye Enkelejd Alibeajn ka depozituar në Kuvend një projektligj për ndryshimin e Kodit Rrugor, duke parashikuar kufizimin deri në heqjen e postblloqeve policore nëpër rrugët e Shqipërisë. Nisma ligjore parashikon që punonjësit e policisë mund të ngrenë postblloqe vetëm në rast se ekziston një rrezik për rendin dhe sigurinë publike, dhe me urdhër të drejtorit të drejtorisë vendore të policisë. Çdo qytetari që ndalohet nga një postbllok, ka të drejtë të kërkojë të njihet me urdhrin për ngritjen e postbllokut, me përjashtim te rasteve kur kjo mund të cenojë kapjen e autorëve të një vepre penale.

Ndryshimi synon eliminimin e ndalimit të drejtuesve të automjeteve nga policia në rrugë, vetëm në rast kontrolli për zbulimin e një krimi. “Në vendet e BE-së, prania e postblloqeve në rrugë është një rast përjashtimor dhe lidhet vetëm me raste të veçanta kur siguria dhe rendi publik janë vendosur në rrezik”, thuhet në relacionin shpjegues. Nisma ligjore parashikon gjithashtu rritjen e shpejtësisë maksimale nëpër autostrada nga 110 km/h që është aktualisht në 120 km/h.

Në projektligj është parashikuar edhe ulja e kufirit maksimal të gjobave nga dyqind mijë lejë ose rreth 2 mijë USD që është aktualisht në njëqind mijë lekë ose rreth 1 mijë USD. Rritja e gjobës është bërë për të disiplinuar shkelësit, por PD-ja mendon ndryshe. “Ky ndryshim është menduar edhe për shkak të nivelit të pagës mesatare në vendin tone, ku aktualisht kufiri maksimal i gjobave është pothuajse sa katërfishi i pagës minimale. Për shlyerjen e gjobave, propozohet që qytetareve t'u ofrohet një afat 10-ditor, pasi shpeshherë për shkak të mos-hedhjes së gjobave në sistem në një afat kohor të shkurtër, qytetaret janë paralizuar padrejtësisht”, thuhet në relacionin shpjegues.

Propozohet gjithashtu   që qytetari të ketë të drejtë të paguajë dyfishin e gjobës në vend të masës së pezullimit të lejes se drejtimit. Gjithashtu, parashikohet shfuqizimi i nenit 67 që ka të bëjë me pajisjen me targe të mjeteve që tërhiqen nga kafshët. Nuk dihet nëse mazhoranca do ta pranojë projektligjin e propozuar nga PD-ja. Javën e kaluar, PD dhe PS gjetën konsensusin për ndryshimin e ligjit për informimin mbi dosjes e ish Sigurimit të Shtetit.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 26/10/2022 01:20

    Ne U.S.rekomandohet nje sistem i ri qe quhet /GEOFENCING/.Qe te vihet ne perdorim duhet qe makina te kete GPS.Ky sistem e detyron makinen vetevetiu, qe ne situata e zona te caktuara te ngadalsoje shpejtesine,ose te ndaloje,pavaresisht se shoferi do te donte te fluturonte.Ne Amerike e rekomandojne,ne Shqiperi duhet bere me detyrim patjeter.Nga propozimet e PD jam dakord per afatin 10 ditor te shlyerjes se gjobes,me duket e arsyeshme,jam dakord qe qytetarit t'i behet i njohur fakti qe i prezences se bostbllokut,megjithese ne bostblloqe mund te zbulosh cdo gje qe nga shofere te dehur e deri arme e droge qe mund te hasen rastesisht.Gjithashtu jam dakord qe mjetet e terhequra nga kafshet te mos kene targa.Targimi i karrocave te terhequra nga kafshet me duket idiotesi e madhe.Nga ana tjeter,me duket ironike qe nga nje ane propozon uljen e gjobave nga qe jane shume te larta ne raport me rrogat,nga ana tjeter propozon gjobe te dyfishte ne vend te pezullimit te licenses.Pra i bie qe gjoben normale nuk paguan dot se eshte e larte,por qenka ne gjendje te paguaje dyfishin e gjobes,mjaft qe te mos i hiqet licensa??!!

    Përgjigju
  • Super: 25/10/2022 18:07

    Me pak fjale PD do të fuse në qarkullim makinen fluturuese, fiks Sikur Luli i vogel ! Hajde more se PD do të shperbehet si parti pastaj do shperbehet edhe PS shume shpejt në 2028 ! Me pak fjale kur nuk je ne pushtet premtohet edhe Hëna por kur vjen në karrige nis avazi!

    Përgjigju
  • Likja: 25/10/2022 14:51

    Propozimin duhet ta benin te dicitalizohen rruget si funksionon ne BE por Alibeu i ka hip gomarit mbrapsh

    Përgjigju
  • destan: 25/10/2022 13:18

    Keta jane gomere komplet, aksidentet ne vend jane shtuar sepse ka shum drejtues mjetesh shpellare qe nuk pyesin per tabela, viza te bardha e semafore keta idjote thone te rrisim shpejtesine.

    Përgjigju
  • HahA: 25/10/2022 12:50

    Perse policave rrugore u pallohen shum grat ..nje pergjigje serioze doja te dija nga qytetaret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?