Sociale

Hiqen tezgat, jo më tregtarë ambulantë në rrugët e Korçës janë burim aksidenti! Tregtarët: S'kemi ku shesim prodhimet

27 Maj 2021, 10:08| Përditesimi: 27 Maj 2021, 10:15

  • Share

Në Korçë ka nisur një aksion për largimin e tregtarëve përgjatë akseve nacionale, pasi ndalimi i udhëtareve nëpër tezga bëhet burim për aksidente. Nga ana tjetër vetë fermerët që sheshin prodhimet bujqësore përgjatë akseve rrugore ankohen se nuk kanë treg.

Task Forca ka nisur punën për largimin e tregtarëve të cilët shesin prodhimet e tyre bujqësore në akset nacionale të Korçës.

Vendqëndrimi i tregtareve ambulante përgjatë akseve nacionale ka shkaktuar një numër të lartë të aksidenteve rrugore. Prefekti Dhori Spirollari ka bërë me dije se po punohet me bashkitë për sistemin e tregtarëve në një zonë të sigurt.

Ky aksion është kundërshtuar nga tregtarët të cilët shprehen se të ardhurat e vetme i sigurojnë nga shitja e prodhimeve bujqësore në rrugë.

Në akset nacionale të qarkut të Korçës kanë qenë vendosur me dhjetëra tezga të tregtareve ambulante.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?