Nga sot abonetë e përgjithshme nuk do të jenë në qarkullim për një periudhë 3 mujore, qershor-korrik-gusht. Enton Punavija i drejtorisë së transportit dhe trafikut rrugor në Tiranë shpjegon se transporti publik është një ndër sektorët më të prekur nga pandemia çka ka bërë që linjat të mos funksionin në përqindje të plotë të kapaciteteve. Ndaj Bashkia e Tiranës ka vendosur të realizojë një studim të thelluar për organizmin e transportit publik.
“Për të kuptuar se cili është mënyra e organizimit të shërbimit të transportit publik ishte e domosdoshme që të kryenim një studim të thelluar si nga pikëpamja teknike e volumeve të udhëtimit ashtu dhe nga pikëpamja ekonomike. Gjatë kësaj periudhe ne do të vlerësojmë se ndoshta disa linja mund të funksionojnë 100% brenda parametrave të kontratës, disa linja mund të kenë modifikime ose disa linja nuk mund të ekzistojnë më por duhen bërë bashkime me linjat e tjera me qëllim për të arritur funksionin kryesor për ofrimin e shërbimit të qytetarëve. Normalisht që kjo analizë ka pjesë të vetën përveç anës teknike dhe anën ekonimike pra për të kuptuar se si funksionon ekonomikisht si në periudhë pa abone ashtu dhe në periudhë me abone", tha drejtori i transportit dhe trafikut rrugor.
Punavija bën të qartë se nuk do të ketë rritje të çmimit as të biletave dhe as të abonesë ndërsa thotë se qëllimi kryesor i studimit është përmirësimi i cilësisë së transportit urban në Tiranë.
“Është jashtë çdo diskutimi ndryshimi i çmimit të shërbimit. U munduam që të gjenim periudhën e vitit që ka më pak impakt tek qytetarët pasi është periudha e verës ku transporti publik përdoret më pak. Abonetë e linjave janë në qarkullim gjatë këtyre tre muajve dhe ne kemi bërë një rritje të numrit normal të aboneve të linjave që kanë qenë përpara kësaj periudhe, në shtator gjithçka do ti rikthehet normalitetit”-u shpreh Punavija.
Sa i përket mbajtjes së maskës në transportin publik drejtori Punavija tregon se janë bërë kontrolle të vazhdueshme, por të orientuara drejt këshillimit.
Cmimet e biletave i ngritet nga 30 ne 40 lek me ato autobuze qe BE i ka nxjerre jashte qarkullimit dhe jane blere ne varreza
PërgjigjuPer mua eshte mire te hiqet linja tre urbane te hiqet lincesa autobuzave Tirane durres te rretheve prokuriacdhe spaku te hetohet cmime e naftes dhe abuzime qe eshte bere te gjitha cmimevqe eshte bere te jete be kontroll te shteti dhe kontroll faks dhe dogana
Përgjigju