Pika kufitare Shqipëri-Kosovë i është rikthyer normalitetit, pasi dy javësh masa shtrënguese për hyrjen në territorin kosovar, të cilat u bënë edhe pengesë për një pjesë të njerëzve.
Mikrofoni i Report Tv ka qenë në pikë kufitare Morinë, për të folur me disa nga qytetarët.
“Vij nga Kukësi për të shkuar në Prizren. Na kërkuar kartonin, doza e tretë e vaksinës na ka penguar shumë, ishte penalizim.”, tha njeri prej tyre.
“Jemi me dy vaksina. Herën e kaluar na kërkuan testin PCR këtë herë jo.”, thotë një tjetër.
Në dy anët e kufirit ka një rritje të fluksit të qytetarëve e kjo për shkak të lehtësimit të masave të qeverisë së Kosovës që kanë hyrë në fuqi mëngjesin e së Shtunës.
Lajmi kryesor:
Hiqet doza e tretë për të kaluar kufirin, hyjnë sot në fuqi masat e reja anti-COVID në Kosovë! Fluks qytetarësh në Morinë: Dy javët e fundit na kanë penguar, tani kalojmë pa problem
J.GJ.//ReportTv.al