KORÇË- Pas rikonstruksionit te ndërtesës emblematike të muzeut kombëtar te arsimit në Korçë është evidentuar zhvendosja e instalacionit te ABC-së nga pjesa qendrore e oborrit.
Vepra e shndërruar në simbol të qytetit, ku shkronjat qëndronin mbi fletën e bardhë, tashme është lënë në hije, në pjesën anësore të godinës. Ndryshimi i pamjes historike të monumentit të kulturës ka sjelle indinjatën e ish-drejtorit te muzeut Vladimir Toroveci si te të qytetarëve korçarë.
"Instalacioni ishte vendosur në atë mënyrë që sapo e shikoje të godiste, vendosja në vend të fshehur dhe në baltë është një vendosje e pagjetur dhe e rëndomtë. Nuk e di kush e ka konceptuar, por meqenëse ne kemi përvojë duhet të na kishin pyetur. Instalacioni lë shumë për të dëshiruar", shprehet Vladimir Toroveci.
"Atje ku ishte më mirë, se tani nuk e shikon njeri se ku ndodhet ABC-ja", tha një qytetar.
I kontaktuar në telefon nga Report Tv, drejtori i Trashëgimise Kulturore në Korçë, Gjergji Koki thotë se zhvendosja e "ABC"-së është një propozuar nga studio projektuese dhe miratuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve. Koki thekson se në oborrin e muzeut është projektuar një Teatër për zhvillimin e aktiviteteve kulturore.
Mësonjëtorja e Parë Shqipe është monument kulture i kategorisë së parë, e hapur më 7 mars 1887 nga mësuesi patriot Pandeli Sotiri. Pas dëmeve nga tërmeti i qershorit 2019, godina iu nënshtruar restaurimit të plotë, ndërsa pritet të përurohet ditën e shtunë nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti.
Shisni Kernacka,dhe birra Serbe e Greke,me ndonjë Suvllaqi...,TragjiKomikja E Albanistanit?!
PërgjigjuShume keq nuk lane asgje simbolike ne te gjitha qytetet,per te ardhur keq me.t veretet !!!
PërgjigjuËshtë e qart që qarqe të caktuara greke-vllahe nuk e durojn dot ABCn shqipe. Posht dritshkurtit e ballkanit që veq për keq mendojnë.
PërgjigjuAsgje nga keto artistiket nuk leviz pa fermanin e sulltan Erdogan Rames. Si duket do kete zhgarravitur ndonje simbol xhonturk per ta vene si kujtim nga porta e larte.
Përgjigju