Partia Demokratike, përmes statutit të ri, miratuar ditën e diel nga Kuvendi Kombëtar, u hap derën gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët po përjashtohen nga sistemi i drejtësisë, për t’u bërë pjesë forumeve të larta të PD dhe ndoshta për të kandiduar edhe për kryetar bashkie apo për deputet, nën siglën e partisë më të madhe në opozitë. Të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët, të promovuar nga PD dhe me lidhje të hershme me këtë parti, por që do të përjashtohen nga sistemi për shkak të pasurive të paligjshme, kontaktet e papërshtatshme më krimin apo për paaftësi profesionale, mund të bëhen pjesë e forumeve më larta të PD, pa plotësuar asnjë kriter. Në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, forumit më të lartë vendimmarrës të PD, linja anti-Basha kërkoi operimin me të njëjtin standard, sa i takon vendosjes së kritereve për t’u bërë pjesë e forumeve të larta të PD.
Konkretisht, nenet 36 dhe 38 të statutit të ri të PD, parashikojnë që kandidatët për kryetar të degës së PD dhe sekretar të degës, duhet të jenë anëtarë prej tre vitesh të Partisë Demokratike. Linja anti-Basha kërkoi që ky kriter të vendosej edhe për kandidatët për anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike dhe Këshillit Kombëtar. Një propozim i tillë u refuzuar nga grupi i punës për ndryshimet në statut, i cili konsiderohet si pranë kryetarit Lulzim Basha. Ky propozim u kërkuar që të miratohej edhe në mbledhjen e së dielës të Kuvendit Kombëtar të PD nga anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Gent Malko.
Edhe pse vetë Basha dha mbështetjen e tij për këtë propozim, kryetari i komisionit të votimit, Jemin Gjana hodhi në votim nenin 52 të statutit siç ishte hartuar nga grupi për ndryshimet në statut, duke mos vendosur asnjë filtër apo kriter për kandidatët për anëtarë të forumeve të larta të PD. Në këtë kuadër, vendimmarrja e Kuvendit Kombëtar u hap rrugën për t’u bërë pjesë e forumeve të larta të Partisë Demokratike, jo vetëm gjyqtarëve dhe prokurorëve që po përjashtohen nga drejtësia, por edhe biznesmenëve dhe çdo personi tjetër, pa milituar asnjë ditë në PD. Nëse për të drejtuar një degë të Partisë Demokratike apo për t’u bërë sekretar dege, duhet të plotësosh një apo disa kritere, për t’u bërë pjesë e organeve më të larta, nuk duhet asnjë kriter. Statuti i ri i PD ka prodhuar edhe surpriza të tjera si: Përjashtimin e 25 figurave nga Kryesia, përfshirë edhe dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezin, mosparashikimin e largimit të kryetarit nëse humbet zgjedhjet, kompetencën e kryetarit të PD për të përjashtuar çdo anëtar në raste urgjente etj.
Shpjegimi i Jemin Gjanës
Kryetari i komisionit të votimit të ndryshimeve në statutin e Partisë Demokratike, Jemin Gjana, argumentoi se heqja e kriterit për të qenë tre ose katër vite anëtar i PD si dhe të kesh marrë pjesë në një palë zgjedhje lokale apo parlamentare, si kusht për t’u bërë pjesë e forumeve të larta të PD, ka të bëjë me persona që kanë ushtruar funksione publike dhe që nuk mund të ishin anëtarë të një partie, për shkak të detyrës. Ky kriter, sipas Gjanës, mund të penalizojnë këta funksionarë, të cilët pasi përfundimit të detyrës, duan të bëhen pjesë e forumeve të larta të Partisë Demokratike.
Mundësia
Partia Demokratike, përmes statutit të ri, miratuar ditën e diel nga Kuvendi Kombëtar, u hap derën gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët po përjashtohen nga sistemi i drejtësisë, për t’u bërë pjesë forumeve të larta.
Paradoksi
Nëse për të drejtuar një degë të Partisë Demokratike apo për t’u bërë sekretar dega duhet të plotësosh një apo disa kritere, për t’u bërë pjesë e organeve më të larta, nuk duhet asnjë kriter.
Neni 36
Kryetari i Degës së PDSH
Kryetari i Degës së PDSH zgjidhet nga Kuvendi i Degës me votim të fshehtë nga jo më pak se dy kandidatura. Kandidaturat për Kryetarë Dege duhet të jenë anëtarë prej të paktën 3 vjetësh dhe të plotësojnë kritere dhe të plotësojnë kriteret që përcakton Kryesia e PDSH.
Neni 38
Sekretari i Degës
Çdo Degë ka një Sekretar, i cili emërohet nga Kryesia e PDSH, sipas procedurave të përcaktuara në Rregulloren e Brendshme apo në akte të tjera nënstatutore. Sekretari i Degës duhet të jetë të paktën tre vjet anëtar i PDSH.
Neni 52
Kryesia e PDSH përbëhet nga:
...15 (pesëmbëdhjetë) anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë nga Këshilli Kombëtar, nëpërmjet një numri kandidaturash të paktën sa dyfishi i numrit të vendeve vakante...
Neni 49
Këshilli Kombëtar përbëhet nga:
k) Anëtarë të zgjedhur sipas këtij Statuti. Numri minimal i anëtarëve të zgjedhur në Kuvendin Kombëtar është jo me pak se 100 persona, por në çdo rast nuk duhet të jetë më i vogël se shuma totale e dalë sipas shkronjave të tjera të kësaj pike.
Okej Tini Po heqim qefliun e rakise dhe Po votojme per qefliun e kokaines
PërgjigjuMbledh gjithe halet e Vetingut.
PërgjigjuLabi ore deputet nuk behen dot me ate se ka ligjie parà se t kanidosh per deputet duet t japesh llogari kush je ca shkolle je na vin e shum gjera e keto llogari i jepen amerikanve q kemi n tiran e ska me shians t behen deputet keta ajdut bastard e t ulen atje t presantoj popullin ai gjykats q ska len me pa grabit populli
PërgjigjuKRIMINELËT dhe BANDITËT e (PA)DREJTËSISË i bashkohen TRADHTARËVE të PD KRIMIT dhe LesheLI ZHVATJES !! Kjo është PDja e KRIMIT që kanë VRARË mbi 10.000 Shqiptarë të RINJË që nga 1992 dhe deri tani !!!! MALLKUAR qofshin këta HAJDUTË Fundërrina !! I VJEDHSHIN GJAK nga GOJA dhe nga PARATË që ju kanë GRABITUR Shqiptarëve.
PërgjigjuPopulli po kupton cdo dute se cfar e jeqe i ja ardhur nga PD , kjo parti pa princip dhe me tendenca klanore dhe shume te rrezikshme per stabilitetin ekonomiko sicial te vendit . Kujtojme Rustanin qe PD vodhi zgjedhjet ne 2909 dhe 2911 dhe ky qefli rakie e mbuloi dhe i certifikoi fitore . Saliu duke pasur frike se mos gjykohwt Ristani mbas ardhjes se docuslisteve i dha mburoje politike duke emeruar sekretar te pergjithshem . Po sot cfar ndodh ? Eshte po kjo PD qe ka Saliun ne krye qe kerkon te shoerblej ptokuriret dhe gjykstesit e saj te perjashtuar nga vetingu . Gjykoni vet se kush eshte PD
Përgjigjupartia fashiste me ne krye kriminelet .kjo parti nuk ka per tu bere kure per shqiptaret per te ardhur ne pushtet .Me hajdute dhe kriminele nuk mund te udheheqe dhe te kete qeverisje .Turp
PërgjigjuO populli Shqiptar shikoni mor Zot se kush është partia fashiste tani do mari gjygjtarët kriminel në gjirin e tyre se kta i kan shërbyer këtyre monstrave të pd . A e merni vesh ju se kush është lul kriminel shal ngjitmi pa dipllom .
PërgjigjuKesaj i thon shkurt muhabetit,shqiprija ka mbaruar,qe dot thot me shqip.Futja lenes nxirrja prenes.Ky eshte sistemi politik Lul Bash Sali Berisha dhe Edvin Ram Berisha.Turp per kete popull qe tallet me ndjejet e tije,duke mbajtur permbikok pergjegjesi tilla historike,duke riciklu ne pushtet tilla horresira ne politike