Memoriali në nder të policëve të vrarë

Hiqet pas një muaji memoriali për 4 policët e vrarë nga Dritan Dajti, burime: Është liruar platforma që e mban

4 Shtator, 15:56| Përditesimi: 4 Shtator, 16:08

  • Share

Efektivët e Policisë së Shtetit, Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feska dhe Saimir Duçkollari, të cilët janë shpallur dhe “Dëshmorë të atdheut”, u nderuan me një memorial 15 vite pas ekzekutimit të tyre.

Por më pak se një muaj nga nderimi i tyre, memoriali ka rënë.

Burime zyrtare për Report Tv bëjnë me dije se pllakati ka rënë pasi platforma në mur e cila mban të ngulitur memorialin, është liruar, si pasojë e punimeve të dobëta.

Të njëjtat burime mësuan se do të ndërhyhet për ristrukturimin e memorialit për të përforcuar mbajtjen e tij.

Efektivët e Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit, mbetën të vrarë në operacionin e 7 gushtit të vitit 2009, kur ndërhynë në zonën e plazhit për të arrestuar Dritan Dajtin, i cili ishte në kërkim për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gaga: 05/09/2024 07:22

    Nxirreni eshe ate nga burgu dhe jeni ok.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?