Sociale

Hiqet struktura pa leje nga trotuari në Tiranë, Rama: Normalitet

23 Korrik, 14:59| Përditesimi: 23 Korrik, 15:01

  • Share

Aksioni i lirimit të hapësirave publike tashmë ka nisur t’i japë rezultatet e veta. Dhjetëra trotuare janë liruar, ndërsa kryeministri Edi Rama shpërndau disa foto të lirimit të hapësirave në disa zona të kryeqytetit.

“Normal” shkruan Rama në rrjetet sociale, duke shpërndarë foto si ishte zaptuar një shesh pushimi i pallatit, nga një strukturë e jashtme lokali, tashmë e hequr.

Aksioni i lirimit të hapësirave vijon prej më shumë se 2 javësh në Tiranë por edhe në qytete të tjera.  

 


Lajmi kryesor:

Rama bën 'shembull' zaptuesin në plazhin e Lalëzit: A ia vlen të humbasësh gjithë këta shezlongë e çadra për të sfiduar shtetin?


SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Teuta: 24/07/2025 09:05

    Po shtesat rreth pallateve te vjetra. Na bien rrobat duhet te lusim komshiun e katit te pare qe ka bere shtese, ndersa tjetri ka germuar si urith nen toke e ka bere magazine per qejf dhe ne te pallatit skemi ditur asgje kushedi ka demtuar dhe nje termet na hedh pertoke ose tjetri nga ana tjeter i ka futur rrethim e ka bere bace e rri aty per qejf. Po ne katet me lart? Dhe me te bukren ne pallatet e Enverit kupen e mban njeri qe i ka futur shtese lart kati i 6 papafingo. Na rujt zoti nga kjo babëzi.

    Përgjigju
  • Gerdeci: 23/07/2025 17:20

    Jane me qindra e qindra te tjera, per te mos thene mijra, neper te gjithe Tiranen dhe ne periferi te saj. Katrahure dhe disfigurim qyteti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sigurim i detyrueshëm i banesave ose s’merr shërbim nga shteti, si ju duket?