Kronikë

"Hiqi patentën të dalë në komision", 24-vjeçari nga Tirana e pëson keq, me 170 kilometra në orë (Video)

19 Gusht 2018, 09:43| Përditesimi: 19 Gusht 2018, 11:56

  • Share

Policia rrugore e kryeqytetit ka vazhduar kontrollet për parandalimin e aksidenteve edhe përgjatë kësaj fundjave. Në rrugën interurbane Tiranë-Durrës, blutë kanë ndaluar një 24-vjeçar nga Tirana i cili po udhëtonte me 170 km/h, kur limiti në këtë rrugë është 90km/h.

Policia njofton të riun se pasi është kapur me këtë shpejtësi do t'i hiqet patenta e më pas do dalë në komision. 

Në një postim në rrjetet sociale, Policia apelon që të bëhet kujdes me tejkalimin e shpejtësisë për të parandaluar aksidentet.

“Drejtuesi i mjetit kesaj here, ishte me fat pasi shpetimtari ishte polici dhe radari e drejtuesi i mjetit shkoi shendoshe ne banese por pa patente.

Te tilla shpejtesi rrezikojne maksimalisht te çojne ne banese patenten pa te zotin.

9 patenta te hequra per shpejtesi qe varionin nga 150-170 km/h.

Duajeni jeten mbrojeni ate, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, dhe rezultati = udhetim i sigurt”, -thuhet në postimin e shpërndarë nga policia.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Koli: 19/08/2018 10:35

    Ligji duhet te ashpersohet,per persona te tille te papergjegjshem duhet te kete burg.Kur ecen me ate shpejtesi zere se e ke perplasur dhe vrare nje shofer tjeter qe po ecen normalisht,fati te shpeton.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?