Mbrëmja e ndërrimit të viteve është vetëm pak ditë larg dhe shqetësimi se çfarë duhet të veshim për darkën e Vitit të Ri është një ndër temat që diskutojnë më së shumti tashmë vajzat dhe zonjat. Për stlisten Anila Konomi, mjaftojnë detajet për t’u dukur e veshur bukur dhe pa shpenzuar para për këtë festë.
Në një ntervistë në emisionin “Rreze Dielli” ajo sygjeroi disa veshje dhe aksesorë që do të ndryshojnë komplet look-un tuaj për festat e fundvitit.
“Përdorni detajin e kuq është shumë festiv, të përdorin të kuqin e buzëve që është shumë i fortë. Do më pëlqente që zonjat në moshë të përdornin një shall të hedhur supeve dhe do të ndjehen mjaft festive dhe mjaft bukur. Pse jo kam parë që kohët e fundit janë futur në modë tutat me kolor të ndezur dhe mjafton që të kenë një shall, një kapele dhe pse jot ë veshin hoodie dhe me taka apo pupa velvet do duken bukur” këshilloi ai.
Ndërsa theksoi se është koha që të hiqni dorë nga veshjet klasike me xixa dhe temina për tu dukur festive.
"Do thoja që të heqin dorë nga ajo veshja klasike që duhet të jetë patjetër me xixa, të përdorin velvetin që është shumë e bukur dhe shumë e ngrohtë. Patjetër të kenë të kuqen por pse jo edhe jeshilen, sidomos bjondet. Por mbi të gjitha të kenë energji pozitive, nëse ti nuk ke energji pozitive nuk dukesh bukur” u shpreh ajo.