Donatela Hodo

Histori e trishtë/ Vrau veten në burg, 27 vjeçarja shqiptare i shkruante Maria de Filippit: Më ndihmo, mami im qan! Dua të shoh tim bir, dua të rinis jetën

4 Janar 2023, 08:22| Përditesimi: 4 Janar 2023, 15:55

  • Share

ITALI- Publikohet letra e vajzës 27-vjeçare shqiptare, Donatella Hoda që vrau veten vetëm 4 muaj më parë në një burg në Verona. Ajo i kishte dërguar një letër prezantueses së saj të preferuar Maria de Filippi para se të vetëvritej, me shpresën që letra do mbërrinte dhe ajo do e ndihmonte të rikuperohej nga varësia ndaj drogës, nga e cila vuante Donatela. 

Mirëpo, ajo kishte ngatërruar adresë dhe zarfi ishte kthyer pa u hapur asnjëherë. Ishte kthyer në shtëpinë e saj në Verona dhe letrën e gjeti babai i Donatelës pasi ajo kishte ndërruar jetë. Në letër, ajo shpreh pikëllimin e saj që nuk ka patur mundësi të rrisë djalin e saj të vogël e të bëj mamanë e saj të qesh sërish.

Deri në momentet e fundit ajo kishte shpresa për jetën dhe për të nisur karrierën. Donatela e kishtë ëndërr të prezantonte dhe dëshironte të prezantonte në skenë më Maria de Filippin, prandaj i dërgoi edhe një letër asaj.

“ Përshëndetje Maria, po ta shkruaj këtë letër për të treguar historinë time dhe për të të kërkuar ndihmë. Më quajnë Donatela Hodo, sapo kam mbushur 26 vjeç, jam shqiptare me origjinë por jam rritur në Itali. Tani fatkeqësisht, gjendem në burgun e Montorios, përfundova këtu se kam pasur një fëmijëri dhe adoleshencë të vështirë me shumë probleme, nuk kam pasur forcën të reagoj dhe u hodha tek droga. Maria, të lutem, të kërkoj të më ndihmosh, dua të dal nga kjo situatë, dua ta lë drogën, dua të mbaroj punë me burgun, por kam nevojë për dikë që të më japë një mundësi…Jam vetëm 26 vjeç, kam akoma jetën përpara, dua të sistemohem, të kem një të ardhme, të rivendos marrëdhëniet me familjen time të mrekullueshme…Sot kam dëshirë, kurajo se dua të ndryshoj, dua të rifilloj dhe ta hedh të gjithën pas krahëve, kam nevojë për ndihmë, të gjej një punë…dua të shoh sytë e nënës sime që qan për të më parë të realizuar dhe jo që vuan për shkakun tim…”.

Pengu i Donatelës ishtë djali Adam, që e dinte që nuk do e shihte më.

“Nuk po më ndihmonte kush, më rikthyen në qeli dhe më morën të voglin. Doja të vdisja…pse nuk më çuan në komunitet me të voglin tim, pse në fakt më thyen zemrën kështu? Cdo ditë, çdo orë pyes veten se ku është, çfarë ngjyre kanë tani sytë e tij dhe ndjehem fajtore që nuk bëra dot asgjë për të…nuk mundet ta harroj kurrë, kurrë?”. Dhe një lutje: Maria, po të kërkoj me zemër në dorë, nëse ke ndonjë mundësi të më ndihmosh të dal nga burgu dhe më pas është radha ime të demonstroj se çdo të bëj. Të kërkoj të më ndihmosh, të më japësh një mundësi, di të bëj shumë gjëra dhe mbi të gjitha të rigjej dëshirën për jetën, të rikuperoj vitet e humbura, do ndaloj së vetshkatërruari. Tani të përshëndes, të dërgoj një përqafim dhe pres një përgjigje me gjithë zemër”.

Letra është shkruar në 10 tetor 2020 dhe Donatela i dha fund jetës 1 vit e 11 muaj pas saj, pasi letra nuk arriti tek prezantuesja e saj e preferuar dhe vetë ajo nuk mori asnjëherë përgjigje.

F.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?