Histori frymëzuese/ Ish-atletja shqiptare, mësuese vullnetare dhe aktiviste në Kretë: Mësimi i gjuhës shqipe është ruajtje e identitetit kombëtar …(VIDEO)

11 Shkurt 2021, 11:31| Përditesimi: 11 Shkurt 2021, 11:33

  • Share

TIRANË- Në një intervistë në “ Rreze Dielli” ishim me znj.Klarita Selmani, e cila rrëfeu historinë e saj plot sakrifica por edhe vullnet për t’u përshtatur e punuar në vend të huaj. Ajo është ish-sportiste, mëusese, poete, përkthyese dhe aktiviste vullnetare, e cila prej vitesh punon si mësuese vullnetare në kretë, ku kontribuon në mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e zonës.

Në shqipëri Klarita ka luajtur prej vitesh si sportiste me ‘ Dinamon’ duke fituar një sërë dekoratash dhe kupash, por në vitet 90’ ashtu si shumë shqiptarë u largua nga Shqipëria, duke nisur një jetë të re dhe sot ndihmon shumë fëmijë për të mësuar gjuhën shqipe, për të mësuar kulturën shqiptare:

“Fillimisht fëmiëjt e parë që mblodha për festivalin e parë të emigracionit erdhën bashkë me prindërit, e kujtoj edhe tani kur iu recitova Cajupin, u emocionuan dhe ata filluan të buzëqeshin. Kam punuar vazhdimisht me fëmijë. Është nëj forcë e madhe, është dicka shumë e vlefshme për komunitetin këtu. Faktikisht si ide është e vjetër por nuk ishte thjeshtë mësimi, ideja ishte zhvillimi I një bërthame apo mundësie për të shfaqur kulturën shqiptare dhe mundësia për t’iu dhënë fëmijëve mundësinë që të njohin atë që janë, nuk ishte thjehst mësimi I gjuhës shqipe. Si vendim erdhi në vitin 2017 por ka shumë aktivitete të tjera më parë që nga 2005-2006, aktivitete që I kam organizuar me shkollën, kasha vajzën në shkollë fillorem fillova që në atë kohë” u shpreh ajo.

Arsyeja që e shtyn cdo ditë për të punuar në mënyrë vullnetare e për të mësuar fëmijët shqiptarë është ruajtja e identitit:

“ Besoj se për të gjithë ne që jemi të larguar, që jemi jashtë kufirit është shumë e rëndësishme ruajtja e identiteti dhe ndoshta e ruajmë edhe me njëfarë xhelozie dhe egoizmi të ruajmë pikërisht atë që lamë, atë që ne ndjejmë të pastër” rrfëeu ajo.

Ndërsa rrëfen se gjatë këtij rrugëtimi ka pasur edhe diskriminim dhe vështirësi dhe më shumë nga vet atdhetarët:

“Diskriminimin më të madh e kam ndjerë nga kryetari I organizatës të komunitetit shqiptar, ekizston ajo ideja që mendojnë se është pronë e tyre’’ tha ajo. 

D.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ju lumtë!: 11/02/2021 12:43

    Duartrokitje!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?