Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç

Sport

Histori përrallash me Zlatko Daliç, nga e shkuara e vështirë në të ardhmen e ndritur/Foto

12 Korrik 2018, 16:14| Përditesimi: 12 Korrik 2018, 16:20

  • Share

Trajneri i Kroacsië, Zlatko Daliç po lë gjurmë në këtë Botëror. Kroacia ka mposhtur mbrëmjen e djeshme Anglinë e Southgte me rezultatin 2-1. Është hera e parë që Daliç e çon Kroacinë deri në finale e nëse do ta fitonte do të ishte suksesi më i madh i tij. Daliç në të shkuarën ka drejtuar për disa kohë ekipin e Dinamos në Shqipëri ku më vonë u shkarkua. Një komentues ka postuar në rrjetet sociale një foto të trajnerit në kohën kur drejtonte Dinamon duke shkruar me humor : “Koha kur Zlatko Dalić ishte emigrant në Shqipëri…. Sot në finale të Botërorit”.

Kroacia me një popullsi prej 4.000.000 banorësh është është kombi më i vogël që arrin në një finale të Kupës së Botës që nga Uruguai në 1950-ën, ashtu si edhe kombëtarja me pozicionin më të ulët në renditjen e FIFA-s (20).

Mario Mandzukiç dhe Ivan Perisic ishin dhe heronjtë  të cilët shënuan golat  në ndeshjen me Anglinë, i cili është shpallur edhe lojtari më i mirë i takimit.

Të dielën, kroatët do të përballen në finalen e madhe kundër Francës me synimin për t’i dhënë kësaj përralle një fund të bukur.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?