Si funksionon truri i një kampioni? Këtë pyetje e kanë bërë edhe në Kinë, aq sa kanë tentuar të hakojnë të dhënat cerebrale të Jannik Sinner dhe të shumë sportistëve të tjerë elitarë ndërkombëtarë.
Lajmi është publikuar nga gazetari amerikan Pablo Torre, i cili në një episod të podcastit të tij “Pablo Torre Finds Out”, ka shpjeguar se si qeveria kineze dyshohet se ka shkelur sistemet e sigurisë së serverëve të FocusCalm, një teknologji e biofeedbackut që përdoret nga shumë atletë për të përmirësuar përqendrimin dhe përgatitjen mendore.
Bëhet fjalë për një lloj visori (syze 3D) që ndihmon sportistët të rrisin performancën, por që në të njëjtën kohë ka ngjallur interes të madh edhe nga shtete si Kina. Duke përfituar nga prodhimi i kësaj pajisjeje nga kompania BrainCo, Kina besohet se ka synuar të analizojë valët cerebrale të kampionëve me qëllim që t’i përdorë për të krijuar studentë super të aftë dhe për të trajnuar ushtarët e së ardhmes.
Kjo është një hipotezë që është përforcuar edhe nga Riccardo Ceccarelli, këshilltar në kompaninë Formula Medicine, e cila bashkëpunon me Sinner dhe e ka ndjekur atë në disa turne. Sipas Ceccarellit, të dhënat e synuara nuk i përkasin vetëm numrit 2 të renditjes ATP në tenis, por edhe emrave të tjerë të mëdhenj të sportit si Iga Swiatek (teniste polake), Mikaela Shiffrin (skitare amerikane) dhe Charles Leclerc (pilot i Formula 1).
Një skenar që ngre shumë pikëpyetje jo vetëm mbi të ardhmen e sportit, por edhe mbi atë të gjithë njerëzimit.
Komente
