Politikë

‘Histori suksesi’, Rama shpalos arritjet e Shqipërisë: Renditemi në vendin e 18-të në fushën e sigurisë kibernetike

12 Tetor, 13:19| Përditesimi: 12 Tetor, 13:49

  • Share

Shqipëria është renditur në vendin e 18-të në fushën e sigurisë kibernetike për arritje të jashtëzakonshme. Lajmi e dha kryeministri Rama në çelje të podkastit të tij ‘Flasim’.

Renditja është bërë sipas National Cyber Security Index (NCSI), rezultat i cili tregon një ngjitje me 36 pozicione që prej vitit 2023.

“Shqipëria ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në fushën e sigurisë kibernetike, duke u renditur në vendin e 18-të në botë me 85.00 pikë, sipas National Cyber Security Index (NCSI). Ky rezultat përfaqëson një ngritje prej 36 pozicionesh krahasuar me vitin 2023, kur vendi ynë ishte në vendin e 54-të me 62.34 pikë. Brenda vetëm dy vitesh, Shqipëria ka kaluar dhjetëra shtete të mëdha dhe me traditë të konsoliduar në këtë fushë, duke u shndërruar në një nga historitë më të jashtëzakonshme të suksesit në sigurinë kibernetike globale”, tha Rama.

Ndërkohë pak ditë më parë në Tiranë është zhvilluar Konferenca Kibernetike e NATO-s teksa Rama u shpreh se Shqipëria është në mesin e më të mirëve përsa i përket mbrojtjes nga sulmet kibernetike, dhe kjo falë ndërthurjes së Inteligjencës Artificiale me mbrojtjen e sistemeve.

Me shifra më konkrete, kryeministri deklaroi se Shqipëria përballet me sulme kibernetike çdo 3 minuta, por që nuk arrijnë të depërtojnë në sistemet shqiptare.

K.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?