Evakuuimi i shtetasve amerikanë gjatë operacionit "Silver Wake"

Histori/ Tiranë, 15 mars 1997, kur evakuohej ambasada amerikane me helikopterë 'Sikorsky'

10 Maj 2022, 08:50| Përditesimi: 10 Maj 2022, 08:54

  • Share

Trazirat e vitit 1997, për shkak të falimentimit të firmave piramidale në Shqipëri, futën në historinë e marinës amerikane operacionin joluftarak “Silver Wake” për shpërnguljen e qytetarëve të huaj, jeta e të cilëve rrezikohej nga anarkia.

RAKETA SUPI KUNDËR MARINSAVE

Për shkak të anarkisë që sundon në Shqipëri, vendet perëndimore dhe Rusia u detyruan të evakuojnë shtetasit e tyre, njoftonte më 14 mars 1997 CNN-i. Shtetet e Bashkuara, megjithatë, pezulluan përkohësisht transportet ajrore të shpëtimit kur armë zjarri dhe një raketë supi kundërajrore u drejtuan kundër helikopterëve të marinës amerikane të eskortës së transportit, i thanë burime të Pentagonit CNN-it. “Sipas raporteve që ne i kemi marrë nga pilotët, ata u qëlluan dhe se ndaj këtij zjarri pati kundërpërgjigje”, tha Sekretari i Mbrojtjes Uilliam Kohen në Uashington. Ai tha se helikopterët amerikanë nuk ishin goditur ndonjë herë me armë zjarri. U godit një helikopter italian, por nuk pati të plagosur, tha qeveria italiane. Pranë kompleksit ku banonin diplomatët amerikanë dhe ku po kryheshin evakuimet, u dëgjuan të shtëna sporadike me armë zjarri, disi afër dhe intensivisht. Dhjetra marins ishin në rojë, të shtrirë në lëndinat me bar me automatikë M-16 në duar dukeshin përballë kompleksit të gardh të lartë, me maja të mprehta.

“SEA KNIGHT”, “SEA STALLION”, “COBRA”

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Marisa Lino doli në TV shtetëror, duke i siguruar shqiptarët se ambasada do të mbetej e hapur. Tetëmbëdhjetë punonjës të tjerë të stafit të ambasadës do të qëndronin me të, u tha gazetarëve në Uashington zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Nikëlls Bërns (Nicholas Burns). Para se SHBA të pezullonte përkohësisht, evakuimet me rrugë ajrore, helikopterë transporti të Marinës amerikane kishin filluar transportin e qindra shtetasve amerikanë nga kryeqyteti, Tirana, duke i siguruar në anijet e marinës amerikane në Adriatik. Shumë nga amerikanët e larguar ishin vullnetarë të Korpusit të Paqes. Bërns-i tha se u evakuan gjithashtu nga ushtria e SHBA dhe njerëz nga 18 shtete të ndryshme. Një zëdhënës i ambasadës amerikane në Tiranë tha se deri 2.200 persona me shtetësi amerikane dhe kombësi të dyfishtë mund të jenë përfshirë në operacionin, i cili do të vazhdojë për aq kohë sa nevojitet. Helikopterët e përfshirë në operacion, “Sea Knight” dhe “Sea Stallion” me “Cobra” me ekuipazh prej dy vetash, që garantonin sigurinë, ishin nga anijet amfibe “Nassau”, “Nashville” dhe Pensacola” të Marinës.

Dokument

Komunikatë për qarkullim të menjëhershëm Nr. 118-97

14 mars 1997

Sekretari i Mbrojtjes Uilliam Kohen (William S. Cohen) urdhëron ushtrinë të fillojë evakuimin e amerikanëve dhe shtetasve të vendeve të treta nga Shqipëria

Sekretari i Mbrojtjes Uilliam Kohen iu drejtua Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara për të filluar operacionin “Silver Wake”, evakuimin e civilëve nga Shqipëria për të garantuar sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe atyre nga vendet e treta, këtë mëngjes herët. Të enjeten, më 13 mars u vendos një skuadër mbikëqyrëse prej 24 marinsash e Komandës Evropiane për të ndihmuar ambasadoren Marisa Lino në përgatitjet për evakuim.

Udhëtimi nga një strehë e sigurt drejt destinacioneve të fundit do të koordinohet nga Departamenti i Shtetit.

Operacioni “Silver Wake”

Operacioni “Silver Wake” ishte një operacion joluftarak për evakuim, i udhëhequr nga SHBA. për të evakuar në mars 1997 qytetarë amerikanë, civilë dhe shtetas të vendeve të treta nga Shqipëria. Ky operacion u realizua nga marinsat amerikanë të njësisë ekspedicionere të 26-të marinës amerikane që drejtonte operacionet nga grupi i gadishmërisë i anijeve amfibe të aeroplanmbajtëses “USS Nassau”. Marinsat e batalionit I të flotës së 8-të siguruan kompleksin e shtëpive dhe ambasadën amerikane. Gjatë operacionit u evakuan 877 veta.

Pjestarë në operacion u dekoruan më vonë.

Operacioni “Silver Wake” u ndërmor në përgjigje të një situatë që përkeqësohej me shpejtësi në Tiranë, më 14 mars, 1997. Marinsat e operacioneve speciale filluan të evakuojnë shtetasit nga Ambasada Amerikane në Tiranë me helikopter “CH-47” dhe “CH-53”. Brenda dy orëve nga marrja e urdhrit, të shpërngulurit e parë u dërguan nga Shqipëria dhe në mënyrë të sigurtë në bordin e anijes “USS Nashville. Evakuimi përfundoi më 27 mars 1997.

Evakuuimi i shtetasve amerikanë gjatë operacionit "Silver Wake" 

Hlikopter Sikorsky CH-53E Super Stallion 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?