Me skenar të penës më të rëndësishme shqiptare, Ismail Kadare, nën drejtimin artistik të të madhit Alkeksandër Sokuroc dhe në regjinë pasiononte të Yuri Arabov, filmi “Gjirokastra” është gati!
Lajmin e ka bërë me dije, ministrja e turizmit, Mirela Kumbaro, e cila ka ndatë me ne edhe disa fotografi nga momente të ndryshme të filmit.
Figura e “errët” e Enver Hoxha nga Neritan Liçaj me në krah Nexhmijen, janë “ringjallur” sërish në filmin “Gjirokastra”.
Brenda mureve të gurta të kështjellës së shekullit të 13-të, aktorë shqiptarë e rusë po përpiqen do të sjellin për shikuesit, një kapitull pak të njohur, por fort trazues të historirisë sonë të përbashkët.
Me dramë dhe nuanca romantike, filmi do të trajtojë ashpërsinë me të cilën diktatura goditi familjet e krijuara mes martesave ruso-shqiptare.
Në qendër të historisë është një arkeolog shqiptar, që dashurohet me një nga vajzat ruse, që Kadareja në mënyrë simbolike i ka emërtuar “Sorkadhet e trembura”. Ndërsa të panjohurat e “errëta” të historisë do të marrin “dritë” nga mënyra artistike me të cilën eshtra trajtuar veprat.
“Mezi po pres”, shkruan Kumbaro në rrjetin e saj social, ku edhe e ka bërë me dije lajmin. Mezi po presin të gjithë, për këtë prodhim kinematografik të veçantë!
Postimi:
Ju kujtohet sa herë ju kam folur për filmin “Gjirokastra” ?… me skenar të Ismail Kadaresë nën drejtimin artistik të të madhit Aleksandër Sokurov dhe me regjinë pasionante të mikut Yuri Arabov.
Realizimi ka mbaruar dhe filmi është gati! Mezi po e pres! Ndërkohë po ndaj me shumë qejf disa foto që ia mora kostumografes së talentuar të filmit Berina Kokona.