Historia afro 2 mijë vjeçare e Shijakut! Arkeologia: Zbulohen rrënojat e Vilës Romake dhe një punishteje për vajin e ullirit

6 Nëntor, 16:45| Përditesimi: 6 Nëntor, 17:05

  • Share

Gërmimet në kodrën e Çallikve në fshatin Likesh të Shijakut kanë nxjerr në pah historinë 1800 vjeçare të kësaj zone. Bëhet fjalë për një strukturë me elementë fizik të procesit të shtrydhjes së ullinjve për të prodhuar vajin e ullirit.

 

Kjo gjetje tregon se kemi të bëjë me struktura të tjera të cilat plotësojnë të dhënat me procesin e prodhimit të ullirit, thotë arkelogia, Brikena Shkodra. Sakaq japin gjithashtu indikacion për struktura të tjera në këtë zonë. Janë pikërisht këto element që flasin për një vilë të rëndësishme të një prodhuesi të Periudhës Romake, saktësisht në shekullin e dytë të erës tonë.

 

Ky zbulim, i pari i këtij lloji në Shijak ofron një dëshmi tejet të vlefshme të jetës aristokrate dhe aktivitetit ekonomik në Iliri.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?