Tillie Dybing

Historia e 107 vjeçares që i mbijetoi gripit spanjoll, kancerit dhe COVID-19

16 Dhjetor 2020, 16:04| Përditesimi: 16 Dhjetor 2020, 16:13

  • Share

Në moshën 107 vjeçare, Tillie Dybing me origjinë nga Minessota SHBA, ka fituar betejën me COVID-19.

107 vjeçarja ka thënë se kjo nuk është e vetmja pandemi që ka kaluar në jetë. Në moshën 5 vjeçare një tjetër pandemi ka goditur atë dhe familjen e saj, gripi spanjollë.

Ajo ka përjetuar shumë humbje gjatë jetës së saj, duke përfshirë motra e vëllezër ashtu edhe humbjen e bashkëshortit të saj.

Pavarësisht humbjeve dhe vështirësive që ka kaluar në jetë, ajo doli fitimtare edhe me një betejë tjetër atë të kancerit të cilën e fitoi në moshën 95 vjeçare.

Vajza e saj ka raportuar se gruaja e moshuar nuk kishte asnjë simptomë tjetër përveç se ndihej e këputur.

“Asnjë dëmtim në mushkri. Ajo nuk ka pasur temperaturë asnjë ditë, vetëm flinte shumë orë gjumë” ka thënë vajza e saj.

107 vjeçarja ka kaluar në jetën e saj 2 pandemi dhe ka fituar betejën me kancerin, ajo është e lumtur dhe e shëndetshme tani dhe i është kthyer jetës së saj normale pasi më parë ka qen në izolim.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?