Prindërit do ta marrin nga Instituti i Fëmijëve që nuk shikojnë në Tiranë, për të kaluar bashkë fundjavën në shtëpinë e tyre në Elbasan
“Unë jam Aldeo Dushku dhe jam 7 vjeç. Unë shkruaj me një makinë edhe i lexoj me pika. Kam një motër. Unë dëshiroj të bëhem doktor.
Prej 3 vitesh, i është dashur të qëndrojë i vetëm në konviktin e institutit. Dhe për nënën e tij, kjo është e rëndë, por pamundësia ekonomike e detyroi për vendimin
“Aldeo shikon dritën e diellit dhe blicin e telefonit. Aldeo nuk e ka problem shikimin, por ka problem largësinë nga ne. Di alfabetin “Braj”. Ndarjen e kemi përjetuar shumë keq. Nuk më ka folur 2 muajsh’, tha nëna e Aldeos, Luljeta Dushku.
Në institut, fëmijët mësojnë me alfabet të posaçëm për ta dhe me kushte mjaft praktike. Megjithatë shkolla me rreth 50 nxënës, është deri në klasë të 9.
Nxënës e mësues por dhe persona të tjerë që kanë probleme me shikimin, në Ditën e Shkopit të Bardhë, bënë një marshim simbolik nga sheshi Nënë Tereza tek Piramida.