TIRANË-Kryetarja e grupit parlamentar të demokrat, Rudina Hajdari i ka dërguar një kërkesë për informacion ministrit të jashtëm Gent Cakaj për rastin e Alvinit, fëmija 11-vjeçar në kampin sirian. Teksa e ka cilësuar si të turpshme një rast të tillë, por edhe të tjerët që janë të panjohur, Hajdari bën thirrje për një zgjidhje urgjente të rasteve të tilla, veçanërisht të të miturve.
"Sot i dërgova kërkesë për informacion Ministrit në Detyrë z. Cakaj për rastin e Alvinit. Ai nuk është një rast i izoluar. Duhet një zgjidhje e menjëhershme që të mbrojmë qytetarët tanë kudo që janë dhe sidomos të miturit se është vërtet e turpshme kjo që po ndodh", shkruan Hajdari.
Postimi i plotë i Rudina Hajdarit
Më herët për një rast të tillë ka pasur reagim edhe nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i jashtëm, Gent Cakaj të cilët kanë deklaruar se kanë një plan për shpëtimin e tij, por për këtë çështje kërkohet ndërhyrja e ndërkombëtarëve, pasi i tejkalon kufijtë e diplomacisë shqiptare.
Rasti i Alvinit u publikua nga emisioni investigativ “Le Iene”. Ata arritën të futeshin në një nga kampet – burgje ku kurdët mbajnë ish-luftëtarët e ISIS. Në kampin AL HOL janë gratë e luftëtarëve të ISIS, por dhe shumë fëmijë, shumë prej të cilëve kanë lindur pikërisht atje. Gazetari shpjegon se reportazhi në këtë kamp nuk ishte një rastësi, por një mision i vërtetë, për të gjetur një fëmijë shqiptar me emrin Alvin. Një fëmijë, i cili ka lindur në Itali 11 vite më parë (lexoni ketu historinë e plotë).
Komente

Kujt ja kerkon zgjidhjen e menjehershme kjo biba? Jane tema te nderlikuara dhe shume te veshtira per trurin tend moj vajze! Shqiperia e Rama vetem nuk e gjidhin dot. Beje zamet, bisedo me Trampin, Putinin, Erdoganin, Asadin, Ajetollahun, Jonsonin, Makronin e ndonje tjeter si dhe sherbimet e tyre te sigurise, se mbase behet ndonje gje. Por sic e sheh jane shume, dhe nisur nga interesat qe kane eshte e veshtire t'i besh me nje mendje. Gjithsesi ti provoje nje here. Injorantet si puna e kesaj te bejne te vjellesh.
Përgjigju