Historia e Andit dhe familjes së tij/ Pas mbarimit të shkollës i riu i përkushtohet fermës së ngritur nga babai

30 Maj 2020, 18:21| Përditesimi: 30 Maj 2020, 18:36

  • Share

Të gjithë të rinjtë, te cilët sot diplomohen pretendojnë të krijojnë jetën e tyre në qytet. Por Andi nga Divjaka është një rast i veçantë dhe shembull i punës për çdo të ri. Pas studimeve për veterinari  ai i është dedikuar punës me bagëtinë në fermën e ngritur nga babai.

Kryeministri Edi Rama publikoi historinë e familjes së Andit që me mbështetjen e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural (AZHBR) dhe fondet e buxhetit të shtetit, ka ngritur një kapanon të ri që përshtatet me kapacitetet e reja të prodhimit të fermës.

Drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca bëri të ditur se financimi që është dhënë për këtë fermë është rreth 13 milionë lekë.

“Po të mos na ishit gjendur ju, me mbështetjen financiare, ne do ta kishim mbyllur fermën. Unë dhe bashkëshortja ime kemi dokumentet që mund të jetojmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe Andi ka aplikuar dhe tashmë ka dokumentet edhe ai. Vetëm falë mbështetjes së AZHBR-së ne e vazhduam iniciativën tonë. Sepse do ta kishim mbyllur dhe do të kishim ikur. Kemi 20 vite që e kemi nisur këtë sipërmarrje. E kemi nisur me 5 lopë. Po kur ranë llamarinat dhe bagëtia mbeti jashtë, nuk mund ta përballoja situatën. Nuk mund të rrija në shtëpi. Falë jush arritëm të ndërtonim fermën e re. Sot kemi rreth 100 krerë lopë”, shprehet kryefamiljari.

Në këtë fermë janë të punësuar 5 persona me kohë të plot dhe  prodhohen 1500 litra qumësht në ditë, me një mesatare prej 27-28 litër për kokë në ditë.

 

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 31/05/2020 00:44

    Kete duhet ta lexojne fshataret tane qe I lane tokat djere e skllaverohen te tokat e grekerve.

    Përgjigju
    • Fermeri: 01/06/2020 19:19

      Po ik ti ngrinje ferme dhe pasurohu, leri " budallenjte" te punojne sskllever. Sa idjot qeje lane Ameriken per fermen. Dhe ne kohen e Enverit nuk e hante njeri kete peralle.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?