Dyshja shumë e njohur për publikun Donald Veshaj dhe moderatorja Bora Zemani do të vijnë me një projekt që ndihet se do të ketë sukses. Pse e themi me siguri? Epo sepse në fokus të këtij bashkëpunimit i cili do të mbajë titullin ‘5 herë jo’, do të ketë humor e romancë, një gërshetim që publiku e adhuron.
Lidhur me këtë projekt ka qenë vetë dyshja që ka dhënë detaje në rrjete sociale.
“Një ngjarje e bukur për ne nis tani.
Një rrugëtim i ri, plot aventura, intriga dhe emocione të forta.
Më në fund po ndajmë me ju projektin e ëndërruar për të cilin kemi punuar prej kohësh.
Teksa jemi në pragun e chak-ut të filmit tonë të parë, një komedi romantike e titulluar – “5 herë jo”, duam t’ju ftojmë të gjithëve të bëheni pjesë e kësaj ëndrre!
Me miq gjërat e bukura bëhen realitet… le të ndajmë emocionet e të qeshim nga thellësia e shpirtit.
Në këtë projekt tonin, jemi mirënjohës për skuadrën fantastike, mbështetëse dhe krijuese me të cilën po punojmë.
Me një staf aktorësh nga më të dashurit për ju, që humorin e kanë në gen, do të sjellim një film-komedi me situata dhe të qeshura pafund.
Pse dashuria nuk është themeli i martesave të forta?
Ndiqni @5herejo për t’u bërë pjesë e kësaj ëndrre, e këtij rrugëtimi të bukur artistik! Ti dhe ju bëhemi Ne!”- tha dyshja për publikun.
Histori e neveritshme. Nje grua e divorcuar me femije dhe totalisht e ribere plastike dhe me 100 histori ne kurriz taninna ben si adoleshente me 1 djalosh me te vogel se veten. Shqiperi antivlerash me keto modele.
Përgjigjuna plasi Jari
Përgjigju