Helena dhe Ismail Kadare

Historia e bukur e dashurisë e Ismail Kadaresë me Helenën!

1 Korrik, 12:21| Përditesimi: 1 Korrik, 12:52

  • Share

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të hënë, në moshën 88-vjeçare. Ai ka patur një histori të bukur dashurie me Helena Kadare, me të cilën ka dhe dy vajza.

Pak javë më parë, Helena ka qenë e ftuar në Piter Pan dhe ka kujtuar  njohjen me të madhin Ismail Kadare.

“Ai mori çmimin e Republikës, unë isha nxënëse në gjimnaz dhe të gjithë e dinin që i dija përmendsh të gjitha poezitë e tij dhe më kishin shtruar fotot e tij të gazetës.  Ai nuk më njihte fare. Unë botova një tregim te ‘Zëri i Rinisë’. Ai ishte në Moskë, kishte përfunduar studimet këtu dhe kishte vajtur për specializim. Atje vinin gazetat shqiptare në një hotel në Moskë. Ai pa këtë tregim dhe më bëri 3 rreshta: Lexova tregimin tuaj, shkruani dhe mos u trembni. I gjithë gjimnazi e mori vesh këtë gjë që erdhi kjo letër. Pastaj kur erdhi në Shqipëri, u njohëm rastësisht në rrugë", tha Helena.

E pyetur nga gazetarët e vegjël nëse ka marrë një unazë martese, Helena tha: “Jo, nuk më ka dhuruar sepse ka qenë një brez që e quanin veten shumë modernë dhe përjashtonin zakonet e vjetra. Atëherë ka qenë diçka konservatore jashtë shijeve tona. Në atë kohë nuk kishte një propozim martese. Unë isha në konvikt, isha studente e vitit të parë dhe ishte ‘Lidhja e Shkrimtarëve’. Ismaili ftoi të gjithë shkrimtarët e ‘Lidhjes së Shkrimtarëve’ dhe unë ftova të gjitha shoqet e konviktit duke zemëruar jashtëzakonisht shumë farefisin tonë dhe gjithashtu edhe gratë e shkrimtarëve që nuk ishin të ftuara. Aty u njohën dhe Sadija me Dritëro Agollin, ishte shoqe e klasës time”, shtoi ajo më tej.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?